Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çështja ‘Tahiri’/Prokurorët shqiptarë zbarkojnë në Katania, marrin në pyetje Moisi Habilajn

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
S’ka paqe për Tahirin/Prokurorët shqiptarë në Itali, pyesin Moisi Habilajn

E ndërsa na ndan vetëm një ditë nga dalja në gjyq e grupit “Habilaj”, mediat italiane raportojnë se prokurorë të Krimeve të Rënda në Tiranë do të jenë sot në Katania ku do të marrin në pyetje tre të arrestuar. Mes tyre dhe Moisi Habilaj, i përfolur për lidhje farefisnore me politikanin Saimir Tahiri. Habilaj akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge dhe armësh. Meridionews shkruan ndër të tjera se kjo çështje ka bërë që të ngrihen akuza për përfaqësuesin socialist.

Është dashur një marrëveshje ndërkombëtare për të lejuar marrjen në pyetje të tre të dënuarve. Dita më e rëndësishme do të jetë ajo sot, kur prokurorët nga Tirana, të drejtuar nga prokurori i çështjes Tahiri, Besim Hajdarmataj, kanë arritur që dje në aeroportin e Fontanarossa, për të shkuar më pas në burgun e Bikoças.

Një udhëtim që ka si objektiv kryesor marrjen e informacioneve të vlefshme për hetimet që shohin në bankën e të akuzuarëve në Shqipëri, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ndërsa dy ditë më parë, ai u lirua nga arresti shtëpiak për t’u gjykuar në gjendje të lirë, pas arrestimit të kushëririt të tij, Moisi Habilaj.

Ky i fundit konsiderohet nga Prokuroria e Katanias dhe hetuesit e Guardia di Finanza si mendja e një trafiku të madh ndërkombëtar droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali. Një trafik që nxirrte me miliona euro fitime dhe ulte në të njëjtën tryezë shqiptarët dhe anëtarë të Cosa Nostra-s italiane.

Hetimet e autoriteteve italiane, të përfunduara zyrtarisht në Dhjetor të një viti më parë, do të nxjerrin në gjyq 15 persona, ndërsa seanca e parë do të jetë në 31 Maj. Në disa përgjime të zbardhura ekskluzivisht nga Meridioneës, trafikantët përmendnin dhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

Një lidhje të cilës i shtohet dhe një automjet i përdorur nga banda për lëvizjet dhe që ishte në emër të Tahirit. Por ky i fundit këmbëngul se automjetin ia ka shitur në të zezë kushëririt të tij Habilaj. Prokurorët shqiptarë do të marrin në pyetje të enjten dhe Maridian Sulaj e Nazer Seiti.

Ky i fundit u ekstradua në Itali mes shumë polemikash pasi u arrestua nga policia shqiptare në Vlorë. 41-vjeçari ishte objektiv akuzash dhe polemikash pasi në Shqipëri ishte publikuar lajmi, që më pas u përgënjeshtrua, se po bashkëpunonte me hetuesit e Prokurorisë së Katanias.

Më tej, Meridionews bën dhe një përmbledhje të impaktit që çështja Tahiri ka aktualisht në skenën politike shqiptare, duke shkruar se kriza qeveritare në Shqipëri pas hetimeve të “Rosa dei Venti” vijon ende. Hetimet për Tahirin u paraprinë nga kërkesa për arrestimin e tij, që nuk u pranua nga asambleja parlamentare.

48 orë pas arrestimit të kushëririt Moisi Habilaj, ndërkohë që vëllai i tij Floriani është ende në arrati, politikani socialist tregoi një dokument me vulën e Prokurorisë së Katanias, sipas të cilit, ai përjashtohej nga këto hetime nga pala italiane.

Por Meridionews thekson se dokumenti në fjalë kishte shumë pika të deformuara dhe të ndryshme në krahasim me dokumentet tradicionale që përdorin hetuesit italianë. Për momentin Tahiri është i lirë nga arresti shtëpiak dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Tags: BandahabilajkataniaProkurorëtshqiptaretelashe

TË LIDHURA

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

22:54 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur
Aktualitet

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar
Politikë

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Next Post
Lamtumirë mes lotësh për aktorin e “Ertugrul”

Lamtumirë mes lotësh për aktorin e “Ertugrul”

E gënjeu se ishte e virgjër, boksieri masakron të dashurën

E gënjeu se ishte e virgjër, boksieri masakron të dashurën

“Lista e zezë”, Lame: Asnjë leje të re për ndërtuesit që nuk kanë legalizuar pallatet

“Lista e zezë”, Lame: Asnjë leje të re për ndërtuesit që nuk kanë legalizuar pallatet







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com