Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Çështja “Hajdari” ju fut të dridhurat gjyqtarëve, shtyjnë përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Çështja “Hajdari” ju fut të dridhurat gjyqtarëve, shtyjnë përballjen e Izet Haxhisë me Sali Berishën

Gjyqtarët duket se janë të terrorizuar nga dosja e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo dosje qe “varrosur” deri në datën 8 maj të vitit 2018, kur Izet Haxhia i tronditi të gjithë duke u ekstraduar në Shqipëri me qëllim zbardhjen e të vërtetës. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, akuzohet si një nga autorët e ekzekutimit të Hajdarit, dhe për këtë është dënuar me 25 vjet burg këtu.

Por ardhja e Haxhisë në Tiranë jo vetëm që e prishi këtë vendim, por nisi edhe një proces tëri gjyqësor, përmes të cilit ai synon të vërë para drejtësisë autorët e vërtetë. Vazhdimisht Izet Haxhia ka akuzuar Sali Berishën si planifikuesin e vrasjes së Hajdarit dhe ka kërkuar që të ketë një përballje mes tyre në gjyq për të ballafaquar të vërtetat. Por gjyqtarët duket se po bëhen pengesë e kësaj përballjeje. Ditën e djeshme ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës për Izet Haxhinë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, por kjo seancë dështoi.

Ajo u shty sepse një nga anëtarët e treshes gjykuese nuk ishte paraqitur në punë me justifikimin se ishte sëmurë. I çuditshëm është fakti se dje nuk u mbajt një seancë normale gjyqësore ku të njoftohej për shtyrjen dhe datën tjetër të seancës. Kjo tregon se gjyqtarët po tentojnë ta zvarrisin këtë proces gjyqësor dhe të shmangin sa të jetë e mundur përballjen mes Izet Haxhisë dhe Sali Berishës. Seanca e djeshme ishte shumë e rëndësishme sepse gjatë saj pritej që të vendosej për thirrjen e dëshmitarëve dhe për paraqitjen e provave të reja. Ish-truproja e Berishës ka hartuar një listë me 42 emra të njohur që kërkon të shkojnë në gjyq për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit. I pari në listë qëndron Sali Berisha. Për këtë të fundit Haxhia ka paralajmëruar se zotëron edhe prova, që tregojnë se Berisha ka gisht në ekzekutimin e ish-deputetit demokrat. Por me shtyrjen që po i bëhet procesit gjyqësor nga ana e gjyqtarëve dhe pengesave që po nxjerrin ata, përballja Haxhia-Berisha duket e largët.

Lufta që po bëhet në prapaskenë

Në fakt, e djeshmja nuk ishte hera e parë që një seancë gjyqësore për Izet Haxhinë dështon. Edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u vendos prishja e dënimit me 25 vjet burg dhe rihapja e dosjes “Hajdari”, u kaluan një sërë peripecish. Si fillim, pati nga ata gjyqtarë që nuk e pranonin çështjen e Haxhisë me argumentin se kishin konflikt interesi pasi ishin kolegë me Fatmira Hajdarin, bashkëshorten e të ndjerit Azem Hajdari. Më pas, gjyqtarë të tjerë u akuzuan si të ndikuar nga politika dhe të kapur nga Sali Berisha. Faktikisht, kjo është edhe lufta e madhe që po bëhet në prapaskenë.

Izet Haxhia gjithmonë ka patur dyshime dhe ka hedhur akuza se pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë të blerë nga Berisha, sepse këtij të fundit nuk i intereson dalja në pah e të vërtetës. Këtij grupi duket se i është bashkuar edhe treshja momentale që ka në dorë dosjen e Izet Haxhisë e që shtyu dje seancën.

Akuzat i hodhi dje avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri. Në një prononcim për gazetën “SOT”, Beqiri deklaroi se ata janë të politizuar dhe të ndikuar nga Berisha. Për këtë arsye, ai theksoi se do të kërkojnë largimin e tyre dhe gjykimin nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. “Kjo treshe gjyqtarësh është caktuar nga ish kryetarja e gjykatës, znj. Hajro. Ajo është mikja më e ngushtë e Argita Berishës dhe i zgjodhi me kokrra të tre këta gjyqtarë. Janë të politizuar këta gjyqtarë dhe të interesuar për të mbrojtur bashkëpunëtorin në këtë krim, Sali Berisha. Ata e duan ende të fshehur të vërtetën. Ne i provuam ata për të revokuar masën e arrestit. Vendimmarrja e tyre ishte e paragjykuar dhe e politizuar. Gjykimi i çështjes “Hajdari” kërkon gjyqtarë me integritet të lartë profesional, moral dhe me “zemër” mbi të gjitha. Por të kenë kaluar edhe procesin e vetingut gjithashtu. Do të këmbëngulim gjerë në fund të gjejmë një trup të tillë gjyqësore”, tha Idajet Beqiri. /Gazeta SOT

 

Tags: ceshtjaIzet HaxhiaProkurorët

TË LIDHURA

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Aktualitet

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar
Aktualitet

Meta ndan foto nga protesta e opozitës: Numërimi mbrapsht ka filluar

21:00 | 22/12/2025
“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.
Aktualitet

“Kam 16 ditë këtu”/ Lapaj ironizon protestën e Berishës: Rama s’mundet me kapsolla.

20:49 | 22/12/2025
Next Post
“Ky është i kamerës së fshehtë, e bën fakt të kryer”, Rama ‘ia plas’ me të qeshur teksa flet për gazetarin

"Ky është i kamerës së fshehtë, e bën fakt të kryer", Rama ‘ia plas’ me të qeshur teksa flet për gazetarin

Ermal Mamaqi bëhet bashkë me Luana Vjollcën, zbulon planet me moderatoren

Ermal Mamaqi bëhet bashkë me Luana Vjollcën, zbulon planet me moderatoren

Meta nxjerr fjalimin e 11 viteve më parë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me…

Meta nxjerr fjalimin e 11 viteve më parë: Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me...







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com