Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çertifikata e Gjelbërt Dixhitale, pasaportë për të udhëtuar brenda BE-së

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar futjen në përdorim të pasaportave të koronavirusit që do t’u lejonin 450 milionë banorëve të udhëtonin lirisht deri në verë brenda bllokut prej 27 vendesh anëtare. Plani, i cili do të diskutohet javën e ardhshme gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së, parashikon krijimin e çertifikatave të vaksinimit me qëllim lehtësimin e udhëtimit nga një vend anëtar tek tjetri.

Tema është diskutuar prej javësh dhe ka rezultuar të ketë krijuar ndasi. Industria e udhëtimit dhe vendet e Evropës jugore që mbështeten tek turizmi, si Greqia dhe Spanja, kanë kërkuar futjen me shpejtësi të këtij mekanizmi, që mund të ndihmojë në shmangien e karantinave dhe detyrimit për t’u testuar.

“Të gjithë dëshirojmë që të fillojë sezoni turistik. Ne nuk mund të humbasim një sezon tjetër”, tha Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova për radion publike çeke. “Turizmi, dhe gjithashtu kultura dhe sektorë të tjerë që varen nga turizmi vuajnë shumë. Flitet për dhjetëra miliona vende pune”.

Tema është diskutuar për javë të tëra dhe ka shkaktuar përçarje.

Disa shtete anëtare, përfshirë Francën, argumentuan se do të ishte e parakohshme dhe diskriminuese të futen pasaporta të tilla pasi një shumicë e madhe e qytetarëve të BE-së nuk kanë pasur qasje tek vaksina deri më tani.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, më pak se 5% e qytetarëve evropianë janë vaksinuar plotësisht mes vonesave në shpërndarjen dhe prodhimin e vaksinave. Komisioni Evropian, megjithatë, beson se mund të arrijë objektivin e tij që 70% e popullsisë në moshë madhore të BE-së të vaksinohet deri në fund të verës.

Për të siguruar aderimin e të gjitha vendeve anëtare, komisioni propozoi që të ashtuquajturat Çertifikatat e Gjelbërta Dixhitale, të cilat duhet të jenë falas, do t’u jepen banorëve të BE-së të cilët mund të provojnë se janë vaksinuar, por gjithashtu edhe atyre që kanë rezultuar negativë në testimin për virusin ose që provojnë se janë rikuperuar prej tij.

“Vaksinimi nuk do të jetë një parakusht për të udhëtuar”, tha komisioni. “Të gjithë qytetarët e BE-së kanë një të drejtë themelore për lëvizjen e lirë në BE dhe kjo vlen pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo. Certifikata e Gjelbër Dixhitale do ta bëjë më të lehtë ushtrimin e kësaj të drejte, nëpërmjet edhe çertifikatave të testimit dhe rikuperimit”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se çertifikatat “do të ndihmojnë në rritjen e turizmit dhe ekonomive që mbështeten shumë tek ai”, ndërsa sektori i aviacionit i Evropës u kërkoi qeverive të BE-së të sigurohen që fletëkalimet të jenë gati në kohë për kulmin e sezonit të udhëtimeve verore.

Komisioni propozoi që të gjitha vaksinat e stampuara nga Agjencia Evropiane e Barnave duhet të njihen automatikisht, por gjithashtu u ofroi qeverive mundësinë për të përfshirë vaksina të tjera si vaksinën Sputnik të Rusisë ose Sinovac të Kinës, të cilat nuk kanë marrë autorizimin e BE-së.

Komisioni Evropian garantoi se “do të sigurohet një nivel shumë i lartë i mbrojtjes së të dhënave” dhe tha se certifikatat do të lëshohen në format dixhital për t’u treguar në telefonat inteligjent ose në letër.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë gjithashtu që çertifikatat e vaksinave të bindin vendet anëtare të cilat kanë futur kufizime të udhëtimit që synojnë ngadalësimin e ritmit të infeksioneve të reja, për t’i hequr masat e tyre. Krahu ekzekutiv i BE-së ka paralajmëruar më parë gjashtë vende se masat e tyre kufizuese ndaj udhëtimit, të cilat në Belgjikë shkojnë deri në ndalimin e udhëtimeve jo-thelbësore, mund të dëmtojnë parimin thelbësor të BE-së për udhëtimin e lirë dhe mund të dëmtojnë tregun e lirë të përbashkët.

Komisioni tha se certifikatat duhet të pezullohen sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë fundin e pandemisë së COVID-19.

Nëse bihet dakord nga udhëheqësit e BE-së, propozimi do të duhet të miratohet nga ligjvënësit e BE-së për të hyrë në fuqi./VOA/

Tags: becertifikata e gjelbertCOVID-19udhëtim

TË LIDHURA

Bota

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026
Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026
Bota

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026
Next Post

Debati: A duhet të shtrihet e drejta e votës tek 16-vjeçarët?

Aksident i rëndë në Tiranë, 2 ambulanca në vendngjarje (Video)

Kim: SPAK po godet krimin e organizuar dhe korrupsionin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

by mirseda
17:22 | 05/06/2026
0

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të...

Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

16:51 | 05/06/2026

Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës

16:50 | 05/06/2026

Vijon revolta para Kryeministrisë! Sot protesta e 6 qytetare

16:40 | 05/06/2026

Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

16:37 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com