Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme.

KPA pranoi kërkesën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionerit Publik, duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

“Hajdarmataj ka cënuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra”, citohet në vendim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dalë po ashtu në përfundimin se ish-prokurori i Krimeve të Rënda, ka mangësi në njohjen e ligjit.

Deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë

Gjatë seancës së zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, teksa u shpalosën konkluzionet, Hajdarmataj u akuzua se ka cënuar rëndë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Sa i përket pasurinë, prokurori Hajdarmataj u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë, dhe nuk e justifikon atë.

Mangësi profesionale

Sa i takon integritetit dhe formimit profesional, Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, ku në disa raste Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Të gjithë këto shkelje, bëjnë që të jetë i pamundur konfirmimi në detyrë të Hajdarmatajt.

Konstatimet e Komisionerit u mbështetën edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs gjatë seancës së 8 korrikut, i cili e konsideroi të turpshme moskryerjen e hetimeve për tonelata drogë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda, kur drejtohej nga Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999, dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

Tags: Besim HajdarmatajKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuror

TË LIDHURA

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”
Politikë

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”
Aktualitet

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
Aktualitet

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Next Post
E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

E vr*u për pronën/ "I trembem hakmarrjes", vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Kaosi me Albcontrol/ Baçi: Qeveria të zgjidhë situatën dhe jo të arrestojë

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

by mirseda
17:18 | 17/04/2026
0

Irani do ta mbajë Ngushticën e Hormuzit të hapur përgjithmonë, ka pohuar Donald Trump në postimin e...

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

Sali Berisha thirrje nga protesta: “Qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë”

17:16 | 17/04/2026
Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

Avokati i Popullit: Bonus qiraje për familjet e “Arlis”

16:58 | 17/04/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

16:55 | 17/04/2026
Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com