“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të përvetësojë një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.
Toka ndodhet para hotelit të Cikulit dhe duhet bërë rrugë, pasi rruga për në shtëpinë e tij mungon dhe ai këtë të drejtë e ka fituar në gjykatë.
Ardit Cikuli: Unë nuk po përpiqem që të mbroj thjeshtë rrugën time, unë po përpiqem të mbroj një sipërfaqe publike që i përket komunitetit.
Edhe unë jam pjesë e një komuniteti, i cili ka paraqitur me peticion pranë Bashkisë Sarandë kërkesën për krijimin e një lulishteje, jo që ta zaptoj unë, por krijimin e një lulishteje që nuk ekziston në lagjen tonë. Dhe kemi paraqitur edhe disponibilitetin tonë që nëse bashkia nuk ka fonde, ta bëjmë me fondet tona. Përgjigjja e bashkisë ishte zero, zero.
Deputeti Roshi ka tentuar 5 herë të zaptojë këtë tokë e të ndërtojë aty.
Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” sjell debatin e deputetit me specialistët e IMT-së dhe anëtari i parlamentit shprehet, se nuk do t’ia dijë e toka në fjalë do të bëhet e tija.
Për gjithë këtë situatë flagrante, policia e Sarandës, edhe pse konstaton paligjshmërinë e një ndërtimi pa leje, nuk mban proces-verbal konstatimi.
Avokati-Ju po bëni punimet këtu.
Deputeti Artur Roshi- Një minutë more, një sekondë tashi! Unë të dëgjoj.
IMT- Je pa leje.
Deputeti Artur Roshi- Lëre pa leje ti, se…
IMT- Pa leje je zotëri.
Deputeti Artur Roshi- Po mirë mo ti, thuaj ti pa leje. Më lër tani të mbaroj këtë muhabet!
IMT- O zoti Roshi!…
Avokati- Fol, se të dëgjoj, fol!
Deputeti Artur Roshi- Tashi ti thua, se kjo është tokë-shteti?
Avokati- Po!
Deputeti Artur Roshi- Jam dakord! Është përgjegjëse Ministria e Financave. Ti je avokat i Ministrisë së Financave, apo je avokat i këtij zotërisë? Po je i këtij zotërisë, brenda pronës së tij, vazhdo avokatinë siç je!
Avokati- Pse kjo është prona jote?
Deputeti Artur Roshi- Jam unë zot i…. zot i kësaj.
IMT- O zotëri! Do më falësh të lutem? S’kemi ardhur këtu të dëgjojmë të dyja palët.
Përfundimisht zotëria do të pezullohet.
Deputeti Artur Roshi- Jo jo, jo jo.
IMT- Në krye je në fakt, atje apo këtu. Ta marrim dhe për të mirëqenë edhe atë. Ta marrim dhe atë, ta marrim të mirëqenë.
Deputeti Artur Roshi- Je në ambiente të ndryshme.
IMT- Jo mo, jo.
Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo, ti.
IMT- Është tokë-shteti.
Deputeti Artur Roshi- Jo mo jo ti, jo mo jo ti.
IMT- Është tokë shteti.
Deputeti Artur Roshi- Po edhe pastaj?
IMT- Është bashkia Sarandë.
Deputeti Artur Roshi- Jam unë pronari.
IMT- S’je as ti, as unë, as ai.
Deputeti Artur Roshi-J am unë ore, jam unë.
IMT- Asnjë nga ne.
Deputeti Artur Roshi- Ti s’je, por jam unë, po. Ti jo, as ai jo, unë po.
IMT- Ti je për atë, që ke në çertifikatë.
IMT-ja në bazë të ankesave që iu bënë nga zoti Cikuli e prishi këtë rrethim, por deputeti ka tentuar përsëri të përvetësojë këtë tokë. Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, kemi baza materiale, inerte, kangjella rrethimi…
Avokati- Hapu andej, Ardit!
Ardit Cikuli- Filmojeni, filmojeni! Deputeti i Parlamentit Shqiptar…
Deputeti Artur Roshi- Ikni mor legena, ik more! Në komunizëm jemi…,thua dhe deputeti.
Deputeti Artur Roshi- Kam qenë i 99-ës. Ça kujtoni ju mor legena? Do tallni b**** me djersën time? Jeni të njëri-tjetrit. Jeni të njëri-tjetrit këtu edhe lozni ping-pong.
Nga ana tjetër, bashkia e Sarandës përmes Këshillit Bashkiak po mundohet të favorizojnë deputetin, duke i dhënë një leje sikur do ndërtojë rrugën dhe me pas ta përvetësojë tokën-shtet.
Ardit Cikuli për “Stop”: Kam kërkuar që të diskutohet edhe në Këshillin Bashkiak. Ndjej që po e sabotojnë, në mënyrë jozyrtare mësoj se po përpiqen thjeshtë ta sabotojnë sepse duan të suportojnë deputetin. Unë nuk e kuptoj, ky është paralogjizmi i Shqipërisë tonë. Nuk mendoj se kjo Shqipëri u përket vetëm atyre. Dhe unë do të luftoj me mish dhe me shpirt që ajo tokë t’i kthehet komunitetit dhe jo deputetit.
Dëgjoni se çfarë versioni nxjerr Bashkia e Sarandës në lidhje me problematikën e Ballit Kombëtar.
Ardit Cikuli – Unë do i them. Respekto punimin e saktë! Mbro shoqërinë! Mos tentoni, që t’i dilni tok’ deputetit, sepse unë po të dua, mbledh të gjithë grupet e qytetit. Në rregull? Kjo është diferenca midis meje dhe të gjithë juve. Kjo është diferenca dhe është diferencë madhore në fakt.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Më dëgjo një sekondë!
Ardit Cikuli – Është diferencë madhore.
Kryetari i Këshillit Bashkiak Sarandë- Ne për punë rrimë, asnjëherë për çështje private.
Ti ke çështje private me atë, ik e zgjidhi me gjykata me prokuroria! Nuk më intereson dhe vëllai im të ishte. Për sa i përket pjesës, që ti ke bërë një kërkesë, ajo do të trajtohet fill e për pe në mbledhje dhe unë jam një nga këshilltarët. Unë vërtetë jam kryetari I këshillit, por unë drejtoj vetëm mbledhje dhe nuk kam të drejtë vendimmarrjeje.
Ardit Cikuli- M’u dorëhiq, mos ta plotësosh peticionin! Nuk është intrigë, kjo është realitet dhe në qoftë se ti e pohon këtë gjë, unë proçedoj vlerën e këshillit. Në qoftë se ti nuk e bën rend dite atë, do të thotë, që ti je i kompromentuar. Ik! /tvklan.al