Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Byroja Kombëtare e Hetimit hap aplikimet për hetuesat e rinj, ja si mund të bëheni pjesë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Byroja Kombëtare e Hetimit hap aplikimet për hetuesat e rinj, ja si mund të bëheni pjesë

Byroja Kombëtare e Hetimit ka hapur fazën e aplikimeve për pozicionin e hetuesit në këtë instancë. Kjo ka ardhur pas takimit që Aida Hajnaj ka zhvilluar së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

Njoftim Për Hapjen e Aplikimeve për Pozicionin e Hetuesit të BKH-së

Në zbatim të Ligjit Nr 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” sot, me këtë njoftim publik, çelim procesin e rekrutimit për  Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata që kanë përvojën e duhur dhe përmbushin kriteret ligjore për arsimimin e duhur, integritetin, aftësitë mendore dhe fizike.

Në synojmë të zgjedhim pjesë të ekipit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit  profesionistët më të zotë të kësaj fushe, që garantojnë profesionalizëm dhe përkushtim në permbushje të këtij misioni të lartë. Ekipi i ri do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do garantoj një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” që të aplikojnë për këtë pozicion pune.

Të gjithë kandidatët ftohen të marrin pjesë në një proces përzgjedhjeje të drejtë, transparent, të barabartë që përfshin: aplikimin elektronik, provimin me shkrim të arsyetimit logjik, testin fizik, provimin me shkrim që mat aftësit e shkrimit të raporteve dhe nivelin e shkrimit e leximit, intervistën që mat aftësit e komunikimit verbal, aftësit për ti komunikuar idetë me efiçencë dhe verifikimin e thelluar të pasurisë dhe figurës.

Kandidatët  që do të indentifikohen si më të mirët, duke ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje si ai që zhvillohet sot për rekrutimet në FBI-së, do të verifikohen për plotesimin e kritereve të integritetit dhe do ti nënshtrohen testimit të Poligrafit.

Procesi do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve çka garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces rekrutimi. Kandidatët fitues do t’i nënshtrohen një programi të gjatë trajnimi që do të sigurohet nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, me trajnerë të specializuar nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Tags: aplikimeByroja Kombëtare e Hetimit.

TË LIDHURA

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh
Politikë

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Next Post
“Hiqe maskën”, Trump përfshihet në debat me gazetarin

“Hiqe maskën”, Trump përfshihet në debat me gazetarin

“Dorëzohet” Lukashenko: Nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

“Dorëzohet” Lukashenko: Nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

Ndryshoi mbiemrin për t’ju shmangur arrestimit, shqiptari kapet pas 5 vitesh

Ndryshoi mbiemrin për t’ju shmangur arrestimit, shqiptari kapet pas 5 vitesh







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni
Bota

Trump me liderët e Amerikës Latine: Të mbajmë larg Kinën nga rajoni

by mirseda
19:56 | 07/03/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbledhur një takim të udhëheqësve të Amerikës Latine në klubin e tij...

Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

Kaos në Aeroportin e Dubait, mijëra pasagjerë bllokuar pas pezullimit të fluturimeve

19:44 | 07/03/2026
Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

Mediat izraelite: Djali i Khameneit plagoset pas sulmeve, përflitet si lider i ardhshëm i Iranit

19:42 | 07/03/2026
Sulmet ndaj Iranit, SHBA miraton shitjen e 12 mijë bombave me vlerë 150 mln dollarë për Izraelin

Sulmet ndaj Iranit, SHBA miraton shitjen e 12 mijë bombave me vlerë 150 mln dollarë për Izraelin

19:20 | 07/03/2026
Begaj bashkon mësuesit nga të gjitha trevat: Integrimi s’do të thotë asimilim

Begaj bashkon mësuesit nga të gjitha trevat: Integrimi s’do të thotë asimilim

18:34 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com