Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Byroja e Hetimit, amerikanët gati planin për arrestime në nivele të larta

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Byroja e Hetimit, amerikanët gati planin për arrestime në nivele të larta

?????????????????????????????????????????????????????????

Byroja Kombëtare e Hetimit do të jetë e gjitha në dorë të amerikanëve. Ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit kanë kontribuar për të gjithë reformën në drejtësi, por sa i takon BKH ata do të kenë rolin kryesor. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka hapur faqen e saj zyrtare në internet “spak.al”, ku ka publikuar të dhëna të qarta mbi mënyrën se si do të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit.

Që në fillim bëhet e ditur se ky institucion është investim amerikan, duke dërguar një mesazh të qartë për klasën e politikanëve të korruptuar në vend. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është partner kryesor në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit”, thuhet në faqe.

Por si SHBA do të marrë në dorë BKH? Aty janë treguar me detaje rolet që do të kenë institucionet amerikane, që nga FBI, deri te ICITAP. Në faqen zyrtare bëhet me dije se rolin kryesor në ngritjen e BKH e ka padyshim FBI. Byroja Federale e Hetimit do të asistojë për vite me radhë që bosët e krimit dhe të korruptuarit të shkojnë pas hekurave.

“Në vitin 2016 u ra dakord që Qeveria e SHBA-ve do të ndërmerrte rolin udhëheqës në krijimi e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Qeveria shqiptare shprehu dëshirën që BKH-ja të reflektonte ngushtësisht standardet profesionale dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Kjo ambicie ka rezultuar në procesin e mëposhtëm të përzgjedhjes për BKH-në, që ndjek të njëjtin model si FBI-ja dhe një regjim trajnimi që do të sigurohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo nga trajnerët e FBI-ja. Mbi 60 persona të përzgjedhur do të shkojnë në SHBA në vitin 2020 për t’iu nënshtruar trajnimit në Akademinë e FBI-së në Kuantiko, Virxhinia”, thuhet më tej.

Gati planet dhe rregulloret

Po ashtu është bërë i ditur dhe roli i ICITAP. Kjo organizatë do të përqendrohet te aspekti financiar, infrastrukturor dhe teknik. Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se janë gati rregulloret dhe planet për zgjedhjen e kreut të BKH dhe hapjen e garës për hetues. Pra të gjitha aktet nënligjore që do të mundësojnë arrestimet e bujshme janë hartuar nga amerikanët, duke treguar qartë se ata kanë një plan konkret për të shfarosur korrupsionin.

“Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimet mbi Hetimet Kriminale (ICITAP), Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, ka ofruar mbështetje të gjerë në procesin në vazhdimësi të krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së). ICITAP-i ka ndihmuar në hartimin e drafteve për procedura dhe rregullore të ndryshme pune që do të rishikohen për aprovim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sapo ai ose ajo të emërohet. Kjo punë është përqendruar në hartimin e një procesi rigoroz përzgjedhjeje dhe në një program trajnimi që do të sjellë shumë nga standardet dhe praktikat më të mira të Byrosë Federale të Hetimit (BKH-së)”, thuhet në faqen e SPAK.

Në faqe është publikuar dhe një deklaratë e Z. Steve Bennett, Drejtuesi i Programit ICITAP në Shqipëri, i cili është besimplotë që planifikimi i detajuar do të japë rezultate pozitive për BKH-në, SPAK-un dhe qytetarët e Shqipërisë. “Planifikimit për BKH-në i është kushtuar shumë vëmendje dhe punë. Ne jemi duke punuar për të përmbushur pritshmëritë e larta të qytetarëve të Shqipërisë për një njësi të policisë gjyqësore që shfaq standardet më të larta të integritetit, profesionalizmit dhe efikasitet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Byroja e Hetimit do ketë rol kryesor në kopsitjen e dosjeve për pushtetarët. Momentalisht rolin kryesor e kanë pasur prokurorët, të cilët i kanë përdorur faktet sipas interesave. Por BKH do jetë më shumë se një polici gjyqësore dhe nëse kopsiten që aty provat, as prokurorët dhe as gjykatësit nuk kanë se çfarë të bëjnë. Në ditët në vijim SHBA do sjellë ekspertë në vend dhe pajisje teknologjike, që do të asistojnë në punën e hetuesve dhe prokurorëve. /Gazeta SOT

 

 

Tags: byroja e hetimitSHBAshqiperiSPAK

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha: Pjesëmarrja masive në zgjedhje do çlironte vendin! Rama i kërcënon qytetarët me policë

20:47 | 17/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral
Aktualitet

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

20:38 | 17/04/2026
Next Post
Qeni në aeroportin amerikan i ndjen erën, shqiptarët kishin marrë mish e presh

Qeni në aeroportin amerikan i ndjen erën, shqiptarët kishin marrë mish e presh

Valëviti flamurin shqiptar në Mal të Zi, lirohet nga burgu atleti shkodran

Valëviti flamurin shqiptar në Mal të Zi, lirohet nga burgu atleti shkodran

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së ‘shuan’ zërat: Nuk tërhiqemi nga Iraku

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së 'shuan' zërat: Nuk tërhiqemi nga Iraku







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Aktualitet

Berisha: Pjesëmarrja masive në zgjedhje do çlironte vendin! Rama i kërcënon qytetarët me policë

by mirseda
20:47 | 17/04/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, ka bërë një thirrje në fjalën e tij në protestën e sotme...

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Karteli narko-elektoral

20:38 | 17/04/2026
“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

20:36 | 17/04/2026
“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

“Jemi shpresa e vetme”/ Sali Berisha paralajmëron valën më të madhe të protestave në Shqipëri

20:23 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com