Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Burri i lindur pa krahë e këmbë, që pati 4 gra dhe 70 të dashura

5 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
Burri i lindur pa krahë e këmbë, që pati 4 gra dhe 70 të dashura

Sot për shumë nga ne, është e vështirë të gjesh qoftë edhe vetëm një partner. Por për Matias Bukingerit, kjo ishte diçka shumë e lehtë. Në fakt ai u martua 4 herë, dhe pati 14 fëmijë. Ndërkohë thuhet se ai pati rreth 70 të dashura.

Edhe pse ishte shtatshkurtër, jo më shumë se 74 cm i gjatë, ai arriti të bëhej shumë i famshëm dhe të dallonte nga të tjerët. Bukinger lindi me një keq-formim të lindur të gjymtyrëve. Ai nuk kishte krahë poshtë bërrylave apo këmbë poshtë kofshëve të sipërme.

Prindërit e tij emigruan në një vend të vogël afër Nurembergut në Gjermani, pak para se ai të lindte më 3 qershor 1674. Për të shmangur talljet me djalin e tyre, ata e mbajtën atë të fshehur për 20 vitet e para të jetës së tij. E kush mund t’u vinte faj të shkretëve?

Në atë kohë çrregullimi i tij gjenetik, i identifikuar sot si fokomelia, ishte i paspecifikuar dhe shumë njerëz e shikonin deformimin si punë të Djallit. Ajo kohë kishte shumë histori të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht të xhuxhëve që ishin vrarë.

Nga frika apo besimi tek bestytnitë se xhuxhat ishin magjistarë, këta të fundit digjeshin shpesh në turrën e druve pa asnjë lloj gjyqi. Kështu, ndërsa 8 vëllezërit dhe motrat e tij luanin jashtë në diell, Bukinger e shfrytëzonte mirë kohën e tij i fshehur brenda për të zhvilluar disa aftësi mbresëlënëse.

Ai u bë një njeri shumë i talentuar dhe inteligjent, një gjeni në matematikë dhe një muzikant i talentuar. Shumë shpejt u bë i njohur në publik për shfaqjet e tij të pazakonta.

Ai kishte njohuri shumë të gjera dhe gjithëpërfshirëse, dhe jo vetëm në vizatim dhe gdhendje, por me truket magjike, në skermë, në bouling, në qitje, thurje, gjuajtje me hark, ndërsa luante një mori instrumentesh muzikore.

Pasi lexoi mbi Bukinger në një libër nga historiani i magjisë Milbërn Kristofer, Riçard Potash, i njohur më shumë me emrin e tij artistik, Riki Xhej, shpenzoi 30 vjet të jetës së tij për të gërmuar fakte rreth jetës së mrekullueshme dhe frymëzuese të njeriut të veçantë.

Në vitin 2016, magjistari amerikan organizoi ekspozitën “Wordplay:Vizatimet krijuese të Mathias Bukinger” në Muzeun Metropolitan të Artit në NjuJork.

Në ekspozitë u paraqit koleksioni i parë i veprës artistike të Bukinger. Aty kishte një larmi vizatimesh të ndërlikuara, gdhendje në dru në miniaturë dhe shishe të dizenjuara në detaje të imëta. Ai ishte i prirur të linte firmën e tij në çdo vepër:Matias Bukinger, i lindur pa duar dhe këmbë shkruante me shkronja të vogla, shpesh me vetëm një datë dhe pa vendndodhje. Mbetet ende e paqartë se si arriti të realizonte vepra të tilla të mrekullueshme.

Një nga pjesët më interesante përfshin një foto të trungut të tij familjar, ku trungu është vetë Bukinger, degët e mëdha 4 gratë e tij dhe ato më të vogla fëmijët e tyre; një portret shumë i detajuar i Mbretëreshës Ana. Më e famshmja:një vizatim autoportret në të cilin parukja e tij e madhe përbëhet nga transkriptime të vogla të 7 psalmeve dhe Lutjes ndaj Zotit.

Sipas Xhej, Njeriu i Vogël i Nurembergut u bë i famshëm në të gjithë Evropën. Pasi shkoi për disa kohë në Danimarkë, Holandë dhe Francë, Bukinger qëndroi në Angli, ku njerëzit u magjepsën prej tij. Ai u bë një banor rezident aty, edhe pse vazhdoi të udhëtonte dhe të performonte në të gjithë Evropën.

Në vitet e fundit të jetës dhe pasi kishte grumbulluar një pasuri të madhe u vendos në kontenë Kork në Irlandë, bashkë me gruan e tij të katërt. Pas vdekjes së tij në vitin 1739, në moshën 65-vjeçare, ai kishte lënë me testament që trupi i tij të dhurohej për qëllime shkencore.

Siç u shpreh vetë Bukinger:“Unë besoj se nuk ka pasur kurrë një person të lindur pa duar apo pa këmbë që mund të bëjë atë që bëra unë, dhe ka të ngjarë të mos ketë më kurrë një të tillë”.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2017/11/28/the-artist-born-without-legs-or-arms/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: burrifëmijëgrapa krahe dhe kembe

TË LIDHURA

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

22:17 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore
Bota

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë
Bota

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Next Post
Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020: Kryeytetasit në në vend të parë

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020: Kryeytetasit në në vend të parë

Klodiana Lala: Në Kavajë dyshohet të ketë ndodhur tjetër rast abuzimi seksual

Përgjimet e Antimafias italiane, Lala: SPAK i nisi hetimet që më 25 janar

Ndarja nga jeta e Arben Fagut, kryeministri Rama: Nuk e besoj dot që s’është më

Ndarja nga jeta e Arben Fagut, kryeministri Rama: Nuk e besoj dot që s’është më







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com