E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020: Kryeytetasit në në vend të parë

Gjatë vitit të kaluar, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt të 2020-ës, tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar fiksohej në 1.29 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.5 mld euro.

Duke bërë një krahasim me tremujorin e 4-tët të vitit paraardhës, dalim në përfundimin se, gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, shqiptarët kanë rritur me rreth 772 mln euro depozitat e tyre. Rritja vjetore fiksohet në 7.9%, çka përkthehet në rritjen më të madhe të 4 viteve të fundit.

Po ti shohim të dhënat sipas rretheve ndërkohë, rezulton se banorët e kryqytetit janë ata që kanë kursyer më shumë, duke rritur me 11.8% depozitat e tyre. Me diferencë të ndjeshme ndjekin rrethet e tjera.

Në vend të dytë dhe të tretë kemi Durrsakët dhe Elbasanllinjtë, të cilët kanë rritur me 5.4% kursimet e tyre në banka. Lezha vijon renditjen, me një rritje të depozitave me 4.6% krahasuar me vitin paraardhës.

Fieri dhe Vlora ndërkohë regjistrojnë një rritje me 3.8% dhe 3.7% respektivisht. Ata që kanë kursyer më pak nga pandemia ndërkohë duket të jenë shkodranët dhe korçarët, me vetëm 1.8% dhe 1.6% rritje të depozitave.

Në llogaritje është përfshirë totali i depozitave, pra jo i ndarë mes institucioneve, bizneseve apo individëve, ndërkohë që këta të fundit zënë peshën më të madhe.

Vetëm për individët ndërkohë, tabela mbetet thuajse e njëjtë, me Tiranën dhe Durrësin në vend të parë, por me Lezhën që i ka marrë një vend në renditje Elbasanit, Vlora Fierit, si dhe Korça Shkodrës./Scan

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...

Ukraina hedh në plehra vaksinat anti-covid, mjekët refuzuan t’i marrin

Ukrania ka hedhur poshtë disa doza vaksina anti-covid pasi mjekët kanë refuzuar që t’i marrin. Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i Partisë...

A mund ta kishin pushtuar dot britanikët Bashkimin Sovjetik?

Më 2 shtator 1945, presidenti amerikan Herri Truman, shpalli fundin e Lufës së Dytë Botërore. Me dorëzimin e Japonisë, bota mund të merrte frymë...