Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bumi i eksporteve, rriten me 50% për janar-mars 2022

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bumi i eksporteve, rriten me 50% për janar-mars 2022

Eksportet kanë shënuar një rritje të ndjeshme në tre muajt e parë të vitit, të ndikuara nga rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare të naftës dhe metaleve si dhe nga përmirësimi i industrisë së tekstileve e këpucëve.

Sipas INSTAT, në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me 49,6 %. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +18,5 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,4 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,4 pikë përqindje.

Rritjen më të lartë e ka shënuar grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, që u zgjerua me 95.4%, në 30 miliardë lekë të ndikuara kryesisht nga rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Ky grup kaloi sërish në të dytin më të madh në vend, me 25% të totalit.

Në rritje të fortë ishin dhe eksportet e “material ndërtimi e metale”, që u zgjeruan me gati 77.4%, në 26.5 miliardë lekë edhe këto të ndikuara nga konjuktuara më e përshtatshme e çmimeve. Ky grup kaloi në të tretin, me 22% të totalit.

Edhe “tekstilet e këpucët”, që deri vitin e kaluar nuk kishin arritur nivelin e para pandemisë po shënojnë një ecuri të mirë në muajt e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rritjes së kërkesës nga partnerët europiane dhe çmimeve më të larta. Eksportet e këtij grupi u zgjeruan me 19% në 32.4 miliardë lekë. Përfaqësuesi e sektorit thanë se ata presin ecuri më të mirë për shkak të riorientimit të prodhimit nga kompanitë europiane pas luftës në Ukrainë. Ky grup vijon të mbetet më i madhi në vend, me 27% të totalit, por pesha e tij po vjen në rënie për shkak të rritjes së metaleve e naftës.

Eksportet e “ushqime, pije e duhan” u rritën me 19%, të ndikuara nga ecuria e mirë e produkteve të peshkut, duke arritur në 10.4 miliardë lekë.

Edhe grupi “Makineri, pjesë këmbimi e pajisje” shënoi ecuri pozitive, me rritje 34.5% për tre mujorin, në 8.7 miliardë lekë, si rrjedhojë e përmirësimit të kërkesës pas pandemisë.

Deficiti tregtar në rritje

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, duke u rritur me 49,6%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, duke u rritur me 27,9%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 87 mld lekë, duke u rritur me 6,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Sipas INSTAT, Në muajin Mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2021 janë: Italia (67,1%), Kosova (25,2%) dhe SHBA (9 herë). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Greqia (6,0%) dhe Spanja (44,6%).

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (54,5%), Kosova (52,0%) dhe Gjermania (123,3%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (66,8%) dhe Turqia (19,7%).

Në muajin Mars 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2021 janë: Italia (0,8%), Turqia (53,5%) dhe Greqia (29,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: SHBA (9,5%), Kroaci (22,0%) dhe Zvicër (19,0%).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (12,7%), Turqia (52,7%) dhe Kina (9,1%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (20,2%) dhe Zvicra (29,4%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 59,8%, të gjithë tregtisë. Në Mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 71,3% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,2 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (30,4%), Turqia (9,0%), Greqia (6,7%) dhe Kina (6,5%).

Shkëmbimet tregtare, për tremujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,9% të gjithë tregtisë. Në periudhën Shkurt – Mars 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,0% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,0% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,8%), Turqia (8,3%), Gjermania (7,0%) dhe Greqia (6,6%). /Monitor

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT
Tags: deficiti tregtareksportinstat

TË LIDHURA

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

08:23 | 12/07/2025
Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët
Aktualitet

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur
Aktualitet

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Next Post
Zjarr në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve

Makina shpërthen në flakë në ecje e sipër, ja dyshimet e para

Eleminimi i biznesmenit në Tepelenë, policia ndalon autorin e dyshuar

Shkrumbohet zyra e noterit të njohur, digjen dokumente të rëndësishme

“Kudo në faqe malesh, shkëlqen emri Enver”, libri i suedezit në ‘68

“Kudo në faqe malesh, shkëlqen emri Enver”, libri i suedezit në ‘68

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”
Aktualitet

Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO-së cakton datën për shqyrtimin e ankimimit ndaj “arrestit me burg”

by mirseda
08:23 | 12/07/2025
0

Është caktuar data se kur Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë ankimimin e Ilir Metës për lënien...

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

Rebelim në terren, kryebashkiakët refuzojnë urdhrin e Ramës, nuk lëvizin nënkryetarët

08:20 | 12/07/2025
Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

Getoar Selimi flet për raportin me Marinën: Jemi njësoj, jetën private e ruajmë me fanatizëm

08:19 | 12/07/2025
Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

Konflikt në një hotel në Vlorë, disa të plagosur

08:17 | 12/07/2025
Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

Trump paralajmëron deklaratë për Rusinë pas sulmit në Ukrainë: “Do të shihni gjëra të ndodhin”

08:13 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com