Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Brukseli rikonfirmon: Po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë

Komisioni europian ka rikonfirmuar sot rekomandimin e tij pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë.

Komisioni ka hartuar një raport të ndërmjetëm i cili pritet t’u shërbejë si një bazë e re vlerësimi vendeve anëtare, në mbledhjen e Këshillit europian në fund të këtij muaji, ku me gjasë do të diskutohet sërish tema për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërkohë që do të miratohet dhe metodologjia e re e prezantuar muajin që shkoi.

“Në dritën e progresit domethënës të arritur dhe përmbushjes së kushteve të përcaktuara njëzëri nga Këshilli, në Qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e tij të zgjerimit 2019 që Këshilli të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë.

Në përgjithësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj dhe ka pasur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018.

Si rrjedhojë, bazat e rekomandimit të Komisionit për vitin 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë mbeten të vlefshme”, saktëson raporti.

Në mbledhjen e tetorit të Këshillit europian, presidenti francez Emanuel Macron vuri veton duke lënë pezull shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, ndërsa kërkoi një rishikim të procesit të bisedimeve dhe vetë zgjerimit. Komisionit europian ju kërkua që të përgatiste një dokument të ri, i cili u prezantua javën e shkuar në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin Oliver Harvelyi.

Me hartimin e metodologjisë së re, Franca duket se është e gatshme të heqë dorë nga bllokimi i hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dy javë më parë, në konferencën e sigurisë në Mynih, presidenti francez Emmanuel Macron e lidhi vendimin e ardhshëm të vendit të tij, pikërisht më raportin e sotëm të Komisionit. “Tani të gjithë presim në mars raportin e Komisionit rreth procesit për të dy vendet. Pra, duhet të shohim çfarë do të thotë Komisioni për progreset e pritura në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut për këto çështje, dhe në varësi të kësaj, konsideroj se në raport me para-kushtet që kisha vendosur, nëse rezultatet janë pozitive dhe është vendosur besimi, do të bëhet e mundur që të marrim vendim për hapjen e bisedimeve”, nënvizoi presidenti francez. /Voa

Tags: bisedimeBrukselrikonfirmonshqiperi

TË LIDHURA

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS
Aktualitet

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën
Aktualitet

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

11:23 | 20/11/2025
Next Post
2 “shënjestrat” e OFL-së/ U kërkohet të deklarojnë pasurinë

2 “shënjestrat” e OFL-së/ U kërkohet të deklarojnë pasurinë

Kurti bën publike letrat që i dërgoi Trump-it dhe sekretarit Pompeo

Kurti bën publike letrat që i dërgoi Trump-it dhe sekretarit Pompeo

Meta lëshon thirrjen e fundit

Meta lëshon thirrjen e fundit







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë
Aktualitet

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

by mirseda
11:43 | 20/11/2025
0

Përveç masës për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është bllokuar pasaporta,...

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë kallëzimin penal të denoncimit të Aulon Kalasë,hetim edhe për KAS

11:37 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

11:23 | 20/11/2025
Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit

10:55 | 20/11/2025
700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

700 familje shqiptare për deportim, The Guardian: Tensione mes Tiranës dhe Londrës

10:52 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com