Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Britania pritet të miratojë vaksinën AstraZeneca

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Autoritetet britanike pritet të miratojnë vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë AstraZeneca këtë javë dhe kreu i kompanisë tha se ajo do të jetë po aq efektive kundër virusit sa vaksinat e kompanive Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Shefi ekzekutiv i AstraZenekës, Pascal Soriot tha për gazetën “Sunday Times” se kompania e ka “zbuluar formulën fituese që e rrit efektshmërinë pas dy dozave deri afër nivelit që kanë treguar vaksinat e tjera”.

Ai shtoi se ai beson se vaksina e kompanisë së tij do të jetë gjithashtu efektive kundër variantit të ri të virusit, i cili është më ngjitës dhe po shkakton shqetësim në të gjithë botën.

Nëse miratohet, vaksina e kompanisë AstraZeneca do të bëhet vaksina e pestë që do të përdoret në luftën kundër koronavirusit. Testet e hershme treguan se vaksina ishte 70 përqind efektive në parandalimin e sëmundjes, krahasuar me nivelin e efektshmërisë prej 95 përqind të raportuar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech. Rusia dhe Kina gjithashtu kanë vaksinat e tyre.

Vaksina e fundit në horizont vjen ndërsa numri i infeksioneve me Covid-19 në botë arriti në 80.8 milionë, ndërsa ai i vdekjeve në 1.7 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Në Shtetet e Bashkuara, 19 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 333,000 njërëz të tjerë kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Seuli zgjat masën e ndalimit të fluturimeve nga Britania

Koreja e Jugut njoftoi të hënën se do të zgjasë masën e ndalimit të fluturimeve direkte nga Britania deri më 7 janar pasi tre persona që sapo kishin hyrë në vend rezultuan pozitiv me variantin e ri të COVID-19 që u identifikua për herë të parë në Britani.

Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Korenë e Jugut tha se tre personat kishin arritur në vend më 22 dhjetor pas një fluturimi nga Londra, duke i bërë ato rastet e para të njohura me variantin e ri të koronavirusit në Korenë e Jugut.

Japonia, e cila raportoi rastin e saj të parë të këtij lloji të Covid-19, ndaloi hyrjen e të gjithë të huajve jo-rezidentë në vend nga mesnata e së hënës deri në fund të janarit.

Duke filluar nga e hëna, autoritetet amerikane thanë se udhëtarët që vijnë nga Britania duhet të kenë rezultate negative nga testet për koronavirus 72 orë para nisjes.

Ndërkohë, pandemia ka detyruar autoritetet në Australi që të ndalojnë pjesëmarrjen e njerëzve në festimet më ikonike të Vitit të Ri në botë.

Kryeministrja e Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian njoftoi të hënën se Porti i Sidneit do të jetë i mbyllur për publikun të enjten në mbrëmje, në prag të Vitit të Ri, për të frenuar përhapjen e sëmundjes në lagjen e Plazhit Verior të qytetit. 125 persona në atë lagje janë infektuar me COVID-19 që nga mesi i dhjetorit, duke përfshirë pesë raste të reja të regjistruara të hënën.

Kremtimi vjetor i Vitit të Ri përfshin një shfaqje fishekzjarresh spektakolare që ndriçon qiellin mbi Shtëpinë e famshme të Operas në Sidnei. Të paktën 1 milion njerëz zakonisht janë të pranishëm gjatë shfaqjes, por Kryeministrja Berejiklian tha se mënyra më e sigurt për banorët e Sidneit për të parë shfaqjen e fishekzjarreve është nga shtëpia, në televizion./VOA/

Tags: AstraZenecaBritani e Madhemiratimvaksina anti-covid

TË LIDHURA

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë
Bota

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
“Na bëri të gjithëve krenar”/Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi
Bota

“Na bëri të gjithëve krenar”/Flet familja e heroit që i mori armën njërit prej sulmuesve në Australi

14:33 | 15/12/2025
Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze
Bota

Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës, SHBA duket serioze

12:37 | 15/12/2025
Next Post
Rusia ofertë Shqipërisë: Gati t’ju sjellim vaksinën tonë anti-covid, Sputnik V

Rusia ofertë Shqipërisë: Gati t'ju sjellim vaksinën tonë anti-covid, Sputnik V

Rama nuk ia përton Metës: Argumentet për fajësimin, parodi tipike alla ‘Baba Xhike’

Zgjerimi i Greqisë, Rama-Metës: Vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI

Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti

Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

by mirseda
20:50 | 15/12/2025
0

Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë. Fatmirësisht...

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

20:02 | 15/12/2025
U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com