E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Nazarko: Zgjerimi i Greqisë stuhi në gotë, as në 2009-ën nuk u shit deti

Kalimi i dekretit nga ana e Greqisë në parlamentin e saj lidhur me zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon, shkaktoi debate në vendin tonë.

Por për analistin Mentor Nazarko, e gjithë kjo situatë duket si stuhi në gotë.

Nazarko u shpreh në ”News 24”, se sipas deklaratës së Ramës se “nuk shitet deti në shekullin XXI”, rezulton se edhe më 2009 nuk ka pasur tradhti me çështjen detare.

“Nuk ka asnjë referencë për zgjerim të Greqisë me 12 milje. Duhet të ketë diskutim dhe transparencë. Çështja e 12 miljeve zgjerim është një stuhi në gotë. Kjo është çështje deti. As në 2009 nuk u shit deti. Nuk ka arsye për shqetësim. Rama ka bërë deklaratë autogol. Kjo sepse ai tha në shekullin e 21 nuk shitet deti, i bie që edhe më 2009 nuk ka pasur kurrfarë shitje. Për çështjen e detit, Greqia po “ushqen” popullin e vet për Krishtlindje”, tha Nazarko.

Nazarko thekson se Shqipëria në këtë proces është e shantazhueshme, duke shtuar se kjo ndodh për shkak se vendi ynë dëshiron integrimin në BE.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...