Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas

5 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Britania del me 31 janar nga BE, çfarë pritet të ndodhë më pas

Nga  Luke Reader “The Conversation”

Britania largohet brenda këtij muaji nga Bashkimi Evropian. Pra Brexit ka mbaruar, apo jo? Gabim. Sa për të perifrazuar ish-kryeministrin britanik Uinston Çërçill “Ky nuk është fundi. As fillimi i fundit. Por është ndoshta fundi i fillimit”.

Edhe pse Britania largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar, shumë pak gjëra do të ndryshojnë deri në fund të këtij viti. Britania do të vazhdojë të respektojë 4 liritë e tregut të përbashkët pa tarifa – lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve – si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Kjo periudhë tranzicionale, synon t’i japë si Britanisë ashtu edhe BE-së kohë për të rregulluar marrëdhëniet e tyre pas Brexit-it. Brukseli do që ta zgjasë periudhën e tranzicionit deri në vitin 2022, në mënyrë që të sigurohet arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Gjithsesi, kryeministri britanik Boris Xhonson, ka premtuar se bisedimet do të përfundojnë deri për Krishtlindje. Xhonson dhe Britania përballen me 2 probleme. Së pari, mbështetësit e Brexit që duan të largohen shpejt nga BE. Por ata kanë qëllime të ndryshme dhe kontradiktore, se si të realizohet Brexit.

Kritikët që besojnë se BE-ja ndërhyn shumë tek veprimtaria e sipërmarrjeve britanike, shpresojnë se Brexit do ta shndërrojë vendin e tyre në një ekonomi të taksave të ulëta, dhe me një rritjeje të shpejtë. Përkrahës të tjerë të Brexit, të shqetësuar se Londra ia kishte dorëzuar sovranitetin e saj BE-së, duan që të rivendosin kontrollin mbi politikën e imigracionit dhe të ndalojnë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që mbivendos ligjin e BE-së mbi ligjet britanike.

Përkrahësit e Brexit të klasës së bardhë të punonjësve, sidomos ata që dikur votonin për Partinë Laburiste të qendrës së majtë, kanë pritshmëri të ndryshme. Ata shpresojnë për një rikthim në ekonominë e pagave të larta, dhe të orientuar nga eksportet e periudhës 1945-1979, të mbështetur nga industritë e shtetëzuara, dhe subvencionet qeveritare për ndërmarrje private, të cilat promovuan një punësim të plotë, dhe një shtet të mirëqenies gjithëpërfshirëse sociale.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2019, këta votues i dhanë konservatorëve të qendrës së djathtë një shumicë prej 80 vendesh në parlamentin britanik. Por ky koalicion zgjedhor është i paqëndrueshëm.

Qeveria e Xhonson, është përpjekur të balancojë interesat konkurruese të koalicionit të tij elektoral. Ministrat kanë premtuar politika që mbështeten nga ish-votuesit e laburistë: më shumë fonde për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, dhe më shumë investime në rajonet industriale.

BE mund të kundërpërgjigjet ndaj largimit, duke përjashtuar produktet britanike nga tregjet e saj, duke rritur kështu gjasat e një dëmi ekonomik katastrofik nga Brexit. Kjo do ta bënte më të vështirë për qeverinë, gjenerimin e të ardhurave për të mbajtur premtimet e veta mbi shtimin e shpenzimeve.

Tradicionalisht, politika britanike ndaj Evropës kishte një synim të qartë: të parandalonte cilindo fuqi evropiane që të dominonte kontinentin. Dhe përkrahësit e Brexit-it, e shohin përgjithësisht BE-në si një fuqi të veçantë që dominon kontinentin, duke kërcënuar interesat britanike dhe sovranitetin e saj.

Por kjo analizë, sjell një lexim të gabuar të historisë, që e ka paraqitur Britaninë si një pjesë të veçantë, dhe jo pjesë të Evropës. Në realitet, Britania ka qenë gjithnjë përfshirë në çështjet evropiane, qoftë edhe vetëm për t’i dhënë kontinentit formën që ajo dëshironte.

Për shembull, në mesin e viteve 1980, ekonomia britanike po rritej me shpejtësi, ndërkohë që ekonomitë evropiane po zhgënjenin. Administrata e kryeministres Margaret Theçër, argumentoi se dallimi qëndronte tek eksperimentet e vendit të saj, me derregullimin financiar dhe privatizimin e industrive të shtetëzuara.

Mbretëria e Bashkuar i inkurajoi fqinjët e saj evropianë të ndiqnin këto politika, të cilat sollën edhe krijimin e Tregut të Përbashkët në vitin 1993, nga i cili përfitoi edhe Britania. Aktualisht, BE-ja përbën 45 për qind të eksporteve britanike në mallra dhe shërbime.

Britania dërgon çdo vit në Evropë rreth 350 miliardë dollarë ushqime, produkte farmaceutike, automjete, shërbime financiare dhe produkte të tjera. Por paradoksalisht, Brexit mund ta lërë Britaninë të zhytur në problemet e saj, për shkak të frikës së saj të vjetër:nënshtrimit ndaj tekave të fuqive më të mëdha.

Pasi të mos jetë më në BE, ndikimi i Britanisë në union do të zbehet. Për të bërë tregti me BE, Britania do të duhet të pranojë rregullat e Brukselit, por nuk do të ketë asnjë rol në përcaktimin e këtyre rregullave. Nëse devijon nga rregullat dhe standardet e BE-së, do t’i ndalohet qasja në tregjet evropiane.

Disa nga “arkitektët” e Brexit, thonë se lidhjet e ripërtërira me ish-kolonitë e Perandorisë Britanike, veçanërisht me Indinë dhe të ashtuquajturës “Anglosferë” – përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re – mund të kompentojnë humbjen e tregjeve të BE-së.

Por një besim i tillë fokusohet tek një krenari e sëmurë dhe një nostalgji për imperializmin. Bisedimet e fundit me Australinë, u ndërprenë pas kërkesës së Londrës për të pasur një lëvizje të lirë të njerëzve midis dy vendeve. Qeveria australiane u tremb, se kjo do të çonte largimin e shumë mjekëve dhe infermierëve të saj drejt Britanisë.

Kanadaja ka tashmë një treg të madh, atë të SHBA-së. India e ka bërë të qartë se një marrëveshje tregtare, duhet të shoqërohet me kufizime më të vogla për emigracionin. Kombet e tjera, kërkojnë dëmshpërblime për mizoritë e dikurshme të perandorisë britanike.

Por edhe po të realizoheshin marrëveshjet, këto tregje nuk janë shumë fitimprurëse. Madhësia e kombinuar e ekonomive të Australisë, Kanadesë dhe Zelandë së Re, është rreth 3.3 trilionë dollarë. Ose vetëm 500 miliardë dollarë më shumë se PBB-ja britanike. Ndërkohë, BE gjeneron 18.7 trilionë dollarë aktivitet ekonomik në vit.

Asnjë nga këto, nuk sugjeron se Brexit nuk mund të jetë dot një histori suksesi. Por Britania gjendet aktualisht në një lloj çorodie gjeopolitike. Ajo po e riafirmon veten si një shtet-komb, pikërisht në momentin kur bota po e riorganizon veten në aleanca të fuqishme multinacionale dhe në blloqe tregtare./TIRANA TODAY

 

Tags: 31 janarbeboris johnsonBrexitbritanindodhëpritet

TË LIDHURA

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe
Bota

Skene horror në det/ 11 trupat gjenden në një varkë në Karaibe

21:42 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)
Aktualitet

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë
Bota

Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

20:46 | 28/05/2025
Next Post
Moti plot surpriza për nesër, temperaturat në rritje

Moti plot surpriza për nesër, temperaturat në rritje

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës

Historia e ish-Bllokut: Sekretet dhe intrigat e lagjes më të famshme të Tiranës

Vajza e Bill Gates i jep fund beqarisë me sportistin egjiptian

Vajza e Bill Gates i jep fund beqarisë me sportistin egjiptian

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?
Showbizz

Livia flet për dashurinë: A është kjo një mesazh për Mevlanin?

by mirseda
22:48 | 28/05/2025
0

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Livia Bungu ka qenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale...

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

22:44 | 28/05/2025
Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

Ish-deputeti publikon videon nga poligoni i qitjes: Dhe pastaj më thonë ‘pse i bie në kokë’?!

22:30 | 28/05/2025
Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

Qeveria merr vendimin për organizimin e policëve vullnetarë, ja sa orë në ditë mund të punojnë këta efektivë

22:20 | 28/05/2025
Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

22:16 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com