Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Brexit/ Mundësitë që Boris Johnson të sigurojë një marrëveshje në minutë të fundit

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Brexit/ Mundësitë që Boris Johnson të sigurojë një marrëveshje në minutë të fundit

Nga Markus Becker, Peter Müller & Christoph Schult “Der Spiegel”

Michel Barnier, negociatori kryesor i Bashkimit Evropian mbi Brexit, ka qenë i ngrysur në daljet e tij të fundit për mediat. “Ne jemi të hapur të shohim idetë dhe propozimet e Mbretërisë së Bashkuar. Por unë nuk shoh ndonjë arsye të veçantë për të qenë optimist”- deklaroi francezi të martën, gjatë një takimi në Berlin me botuesit e gazetave kryesore gjermane.

Por në rrethe të ngushta, diplomati evropian ka një mendim paska ndryshe. Në një bisedë që zhvilloi kohët e fundit me anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg, Barnier tha se nuk priste të ndodhte ndonjë gjë e madhe në negociata, të paktën deri në përfundimin e konferencës së Partisë Konservatore në Britani në fillim të tetorit.

“Pas saj, do të çelet një dritare e shkurtër mundësish”- tha ai. Bisedimet mbi Brexit midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, mund të jenë në ngërç. Por ka dëshmi në rritje, se që të dy palët duan të përpiqen sërish të arrijnë një marrëveshje, para samitit të BE-së në mes të këtij muaji.

Por koha po mbaron, për shkak se afati i Britanisë për t’u larguar nga BE është 31 tetori. Ditët e fundit, britanikët kanë dërguar në Bruksel letra të shumta, me titullin “nga qeveria e  madhërisë së saj”.

Ato përmbajnë disa ide për parandalimin e një kufiri me masa të rrepta në Irlandën Veriore. Kryeministri britanik Boris Johnson, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të kontrolleve në kufirin irlandez, çka është në thelbin e mosmarrëshjeve mes palëve në negociata.

Zyrtarët e BE-së, janë edhe më të pakënaqur me ato që kanë parë. “Propozimet nuk janë të përshtatshme”-thonë burimet e BE. Por situata mund të ndryshojë. Përveç Barnier, në “dramën Brexit” janë edhe 3 lojtarë të tjerë kryesorë, që kërkojnë arritjen e një marrëveshje, edhe nëse kanë arsye të ndryshme për këtë.

I pari, Johnson, dëshiron të fitojë zgjedhjet parlamentare në Britani, të cilat kanë gjasa të mbahet pas afatit të Brexit në fund të këtij muaji. Për të mbajtur nën kontroll Partinë Brexit, dhe për të frymëzuar përkrahësit e tij konservatorë, ai duhet të mbajë premtimin e madh që bëri për të nxjerrë Britaninë jashtë BE-së, por pa kaosin që do të vijë në rastin e një largimi pa marrëveshje.

Edhe Angela Merkel po e kërkon një marrëveshje. Kancelarja gjerman, ka frikë se rënia ekonomike në Gjermani, mund të përshpejtohet në një recesion të plotë, nëse Britania do të lërë BE-në pa një marrëveshje. Ndërkohë, një marrëveshje e do edhe presidenti francez Emanuel Makron, sigurisht nëse ajo është e mundur.

Ai po sheh me shqetësim, se si “virusi” Brexit po kërcënon ta dobësojë BE-në, pikërisht në një kohë kur blloku po përballet tanimë me probleme të tjera madhore. Këtu përfshihet rritja e ngadaltë e ekonomisë, populizmi i shfrenuar, dhe çështjet e pazgjidhura të emigracionit. Prandaj, Makron dëshiron ta heqë nga tavolina e tij e punës çështjen Brexit.

Britanikët e kanë identifikuar Berlinin, si adresën më të mirë për promovimin e një marrëveshje. “Qeveria gjermane, ka një qasje më pragmatike për arritjen e një kompromisi”- thotë Greg Hands, deputet konservator në parlamentin britanik.

Në bashkëpunim me një komision parlamentar, ish-ministri britanik për tregti dhe investime, ka hartuar një propozim mbi “marrëveshjet alternative”, që mund të zëvendësojnë kontrollet kufitare klasike. Këto ditë ai po kryen një tur nëpër kryeqytetet evropiane, për të promovuar dokumentin në fjalë.

Pozicioni aktual i BE, se nuk do të bëjë në asnjë rrethanë ndonjë ndryshim në marrëveshjen e daljes së Britanisë, mund të ndryshojë nëse britanikët do të paraqesin më në fund propozime, të cilat që do të ishin ligjërisht detyruese. Zyrtarët në Bruksel, i konsiderojnë të mundshme ndryshimet në të ashtuquajturin “Protokoll për Irlandën”.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, duket se është i hapur ndaj kësaj ideje. Për shembull, do të ishte e imagjinueshme, që kontrollet doganore të reduktohen në atë masë, sa që vetëm Irlanda e Veriut të lidhet në një bashkim doganor me BE. Dhe kjo, në rast se blloku nuk do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme me Mbretërinë e Bashkuar.

Ky skenar, do ta linte pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar të lirë të arrijë marrëveshjet e veta tregtare. Kjo ka qenë edhe një dëshirë e zjarrtë e mbështetësve të Brexit.

Nga ana e tij Johnson, ka treguar që gjëja e gjallë dhe ushqimet në Irlandën Veriore, mund të vazhdojnë të trajtohen sipas rregullave të BE-së edhe në të ardhmen. Ky do të ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm. Mjafton të kini pasur parasysh faktin që produktet bujqësore, përbëjnë rreth 1/3 e tregtisë midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore.

Bashkimi Evropian, po kërkon tashmë një zgjidhje për të gjitha mallrat. Ai dëshiron të parandalojë hyrjen në tregun e brendshëm të produkteve, që nuk përputhen me standardet e BE-së, përmes një kufiri të jashtëm evropian në Irlandë, dhe pa asnjë kontroll kufitar.

Deri më tani, me gjithë “propozimet alternative”, Londra është përpjekur ta zgjidhë këtë problem. Mes propozimeve është ai për hartimin e një liste furnitorësh të besueshëm, që nuk do të kishin më nevojë të kontrolloheshin gjatë kalimit të kufirit.

Në Bruksel, po rritet shqetësimi se koha për një marrëveshje po mbaron, dhe se në fund të fundit, Johnson nuk do të jetë në gjendje të ketë shumicën në parlament për një marrëveshje, sidoqoftë qoftë ajo. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz në Bruksel, mendojnë se do të ishte më mirë që britanikët të përgatisin kërkesën për një zgjatje të afatit të Brexit, në rast se deri më 31 tetor, nuk arrihet dot asnjë marrëveshje./ TIRANA TODAY

Tags: boris johnsonBrexitmarreveshjeminutë të funditmundësitësigurojë

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim
Bota

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Mbi 10 mijë shqiptarëve u ndalohet udhëtimi në zonën Schengen, mes tyre edhe të mitur

Mbi 10 mijë shqiptarëve u ndalohet udhëtimi në zonën Schengen, mes tyre edhe të mitur

Kina mund të godasë SHBA-së brenda 30 minutave, a është zgjuar “gjiganti i fjetur”?

Kina mund të godasë SHBA-së brenda 30 minutave, a është zgjuar “gjiganti i fjetur”?

Sulmohet me granatë Ambasada ruse në Athinë

Goditet banda kriminale në Greqi, kapet “koka” e grupit që sillte drogën nga Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com