Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Brataj publikon studimin: Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së pandemisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar një studim të fundit të kryer në zonën e Lazios në Itali, ku u shpreh se incidenca në spital e mbi 80 vjeçarëve të vaksinuar me dy doza, ka rënë ndjeshëm.

Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Sipas Bratajt, vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë.

Mesazhi i Bratajt:

LAJME SHUMË TË MIRA PËR GJYSHËRIT DHE VAKSINAT KUNDËR COVID-19!

Lazio, -91% incidenca e shtrimit në spital e mbi 80 vjeçarëve të vaksinuar me dy doza në një periudhe kohore prej 21 ditësh studimi nga muaji shkurt deri në mezin e muajit prill.

Rajoni i Lacios prezantoi një studim shkencor mbi efektet e fushatës së vaksinimit në grupmoshën mbi 80 vjeç. Gjatë studimit në grupin e personave mbi 80 vjeç me një cikël të plotë vaksinimi u vunë re midis shkurtit dhe mesit të prillit vetëm 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar kjo me një grup kontrolli prej 290 persona mbi 80 vjeçar të pavaksinuar.

Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të cilat përbëjnë një total prej 3.840 ditësh nëse do të shtroheshin në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi. Vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.

Në periudhën që paraprin disponueshmërinë e vaksinave, nga shkurti në dhjetor 2020, pothuajse 172.000 raste të infektimit me SARS-CoV-2 ndodhën në zonën e Lazios. Rreth 8% e infeksioneve të njoftuara në atë periudhë kanë ndodhur mes njerëzve mbi moshën 80 vjeç. Kjo popullatë është një objektiv kryesor për mbrojtjen nëpërmjet politikave të vaksinimit. Në fakt, pothuajse 28% e të gjithë shtrimeve në spital për Covid-19 ndodhën në Rajonin e Lazios dhe mbi 58% e vdekjeve i atribuohen kësaj grupmoshe.

Prandaj, analiza e Rajonit u përqendrua në vlerësimin e efektivitetit të vaksinimeve në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 në popullatën e grupmoshës 80 vjeç e lart, bazuar në të dhënat e disponueshme që nga 21/04/2021.

Analiza u krye tek pacientët nga rajoni i Lazios që përfunduan ciklin e vaksinimit Pfizer (87%) ose Moderna (13%) në periudhën 08/02/2021 – 15/04/2021. Incidenca e shtrimit në spital për Covid-19 në njerëzit e vaksinuar u krahasua me incidencën e vërejtur në një grup kontrolli të përbërë nga njerëz të pavaksinuar. Në total u ndoqën 179.713 njerëz të moshës 80 vjeç e lart që kishin përfunduar ciklin e vaksinimit, krahasuar me një numër ekuivalent të kontrolleve.

Në grupiin e njerëzve me cikël të plotë vaksinimi u vërejtën 27 shtrime në spital për Covid-19, krahasuar me 290 të vëzhguar në njerëz të pavaksinuar. Në subjektet mbi 80 vjeç, efikasiteti në praktikën klinike i kursit të plotë të vaksinimit me Pfizer ose Moderna në uljen e shtrimit në spital për Covid-19 ishte më i madh se 91%.

Vaksinimi bëri të mundur shmangien e 267 shtrimeve në spital për Covid-19, të barabarta me një total prej 3.840 ditësh shtrimi në spital, në një periudhë mesatare vëzhgimi prej vetëm 21 ditësh.

Monitorimi i vazhdueshëm i grupit të vaksinuar do të na lejojë gjithashtu të vlerësojmë efektivitetin afatgjatë të vaksinimit në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë, si dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes që i atribuohet vaksinimit.

Vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së kësaj pandemie, sidomos për gjyshërit dhe prindërit tanë. Vaksinimi i gjithë popullatës është garancia më e mirë!

Tags: COVID-19skeder bratajvaksinimi

TË LIDHURA

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

17:39 | 18/04/2026
Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë
Aktualitet

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Next Post
Nga liga e dytë franceze në finale të Champions-it, historia e Kante dhe Mahrez

Nga liga e dytë franceze në finale të Champions-it, historia e Kante dhe Mahrez

India në kaos nga koronavirusi/ Eksperti: Vala e tretë është e pashmangshme

India në kaos nga koronavirusi/ Eksperti: Vala e tretë është e pashmangshme

Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin: Synim, maksimalizimi i votave

Rihapja e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit, reagon Mediu: Këtu nuk ka shtet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Aktualitet

Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

by mirseda
17:39 | 18/04/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar sot në mesditë në segmentin rrugor Kukës–Aeroport, në vendin e...

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

17:07 | 18/04/2026
Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com