E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

India në kaos nga koronavirusi/ Eksperti: Vala e tretë është e pashmangshme

Varianti i ri i koronavirusit në Indi, i raportuar fillimisht në këtë shtet në muajin mars, mund të jetë i lidhur me valën vdekjeprurëse të pandemisë.

Mostrat me mutacionin e dyfishtë janë identifikuar në disa rajone të Indisë, ku janë raportuar shifra rekorde të infektimit.

Në 24 orët e fundit, India ka raportuar një rekord prej 412,000 rasteve, bashkë me 3,980 viktima.

Duke folur në një konferencë për media nga Ministria e Shëndetësisë, eksperti K Vijay Raghavan ka pranuar se ekspertët nuk e kanë parashikuar ashpërsinë e rritjes së numrit të rasteve, shkruan India Tv News.

“Faza e tretë është e pashmangshme, marrë parasysh nivelet e larta të qarkullimit të virusit. Mirëpo nuk është e qartë se në çfarë shkalle do të ndodhë kjo valë. Ne duhet të jemi të përgatitur për valë të reja”, u shpreh ai.

Vala aktuale e pandemisë ka vështirësuar rëndë punën e sistemit shëndetësor, pasi ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe nuk ka hapësirë për krematoriume.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një automjet nuk ndaloi gjatë postbllokut të policisë, dhe shoferi,  në...

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...