Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Brataj: Nuk do ndalohet lëvizja e personave që nuk kanë pasaportën e vaksinimit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Covid-19, Brataj: Respektoni masat, beteja ende nuk ka mbaruar

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre personave që nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid, pra që nuk kanë pasaportën e vaksinimit.

Ai sqaroi faktin se ‘Webfaqja’ e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në union.

Megjithatë, Brataj këshillon qytetarët që të vaksinohen, pasi të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin.

Postimi i Bratajt në rrjetin social, Facebook

PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së!

Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere?

Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë dhe domosdoshmërinë e pashaportës së vaksinës kundër Covid-19, ose mënyrat e tjera për lëvizjen në Bashkimin Evropian.

Certifikata dixhitale e udhëtimit ose “certifikata e gjelbër dixhitale”: është emri “politikisht i saktë” i pashaportës së vaksinimit që Bashkimi Evropian do të donte të niste në qershor. Qytetarët europian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme:

Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19. Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.

Janë tre variante të ndryshme që disi e komplikojnë procesin e miratimit të propozimit të paraqitur në mars nga Komisioni i BE-së, Parlamentit Evropian. Në fakt, do të kërkohej një minimum uniformiteti në modularët e vendeve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohej kompjuterizimi i sistemeve të lëshimit të këtyre informacioneve nga spitalet, ose institucionet përgjegjëse.

Komisioneri i BE për tregun e brendshëm, Thierry Breton në TV Francez, theksoi se hyrja në fuqi e certifikatës(pasaportës) mund të kalojë në pjesën e dytë të Qershorit, por një gjë është e sigurt: çertifikata(pashaporta) do të duhet të pranohet në të njëjtën kohë në vendet e Bashkimit Evropian. Së pari, një periudhë prove e kalimit në vendet anëtare nuk përjashtohet.

Çertifikata evropiane “jeshile” do të përmbajë emrin, mbiemrin, datën e lëshimit me metodat (për shembull, informacion mbi çdo vaksinimin, tamponin ose mbi shërimin nga Covid-19.

Ajo do të jetë falas, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht, i disponueshëm në smartphone, do të ketë një kod QR të fotografueshëm, do të përmbajë një nënshkrim dixhital anti-falsifikim të autoritetit lëshues dhe do të jetë i vlefshëm në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian. Kriteri i dhënies së pashaportës është ende i pa përcaktuar. Sipas Brukselit, autoritetet lokale shëndetësore mund ta caktojë atë, për shembull përmes qendrës shëndetësore ku qytetari ka bërë vaksinimin.

Mundësisht do të merret më vonë, në format dixhitale të shkarkueshëm në telefonin tuaj celular, ose direkt në letër.

Sidoqoftë, për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk kanë janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental. Webfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Një deklaratë e rëndësishme, duke konsideruar se nuk është e mundur që të gjithë qytetarët të vaksinohen (janë të sëmurë të shëruar prej pak kohësh) deri në fillim të verës, dhe se çdo diskriminim në udhëtime mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe antikushtetuese. Me fjalë të tjera, qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.

Shqipëria e ka dixhitalizuar pashaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë. Në artikullin e mësipërm siç duket, nuk kërkohet lloji i vaksinës, shqetësim për qytetarët që kërkojnë informacion nëse varet nga lloji i vaksinës, lëvizja. Po ashtu nuk mund të përjashtohen qytetarët në moshën nën 18 vjeç tw cilwt nuk do tw vaksinohen.

Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin.

Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën(nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë. Pra janë shkelje të të drejtave të njeriut.

Kuptohet që çdo gjë varet nga vetë shtetet se çfarë politikash do të ndjekin gjatë kësaj vere.

Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj.

Ulin transmetimin e infeksionit.

Ulin në mënyrë të theksuar format e rënda të sëmundjes.

Ulin shtrimet në spitale.

Ulin humbjet e jetës.

Procesi i vaksinimit ka mbërritur në 345.934(12.2%) dhe ka indikuar në uljen e këtyre indikatorëve.

Këshilla, Rekomandimi është:

VAKSINOHUNI, RUANI JETEN!

Tags: levizjepasaporte vaksinimiskender brataj

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
Kosovë: Mbetet i lartë numri i viktimave, 442 raste të reja me Covid-19

Kosovë: Mbetet i lartë numri i viktimave, 442 raste të reja me Covid-19

Tronditen lojtarët e Barcelonës, klubi ul rrogat në mënyrë marramendëse

Vaksnimi/ Rama publikon grafikun: Shqipëria, e para mes 10 vendeve të rajonit

Luftoi me rebelët, humb jetën në fushën e betejës Presidenti i Çadit

Luftoi me rebelët, humb jetën në fushën e betejës Presidenti i Çadit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com