Kosovë: Mbetet i lartë numri i viktimave, 442 raste të reja me Covid-19

Katërmbëdhjetë viktima dhe 442 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se nga tri raste të vdekjes u regjistruan në Drenas dhe Mitrovicë, nga dy raste në Leposaviq dhe Prishtinë, ndërsa nga një rast në Gjakovë, Gjilan, Obiliq dhe Viti.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 3,090 mostrave. IKSHPK-ja njoftoi të martën edhe për 957 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

957 TË SHËRUAR DHE 442 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.090 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 442 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.100 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 88.380 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.756.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 86 raste, Vushtrri 81 raste, Skenderaj 31 raste, Ferizaj 29 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Pejë 21 raste, Leposaviq 19 raste, Lipjan 17 raste, Klinë 16 raste, Gjilan 15 raste, Prizren 15 raste, Gjakovë 14 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 11 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Mitrovicë 7 raste, Drenas 6 raste, Podujevë 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe Rahovec 1 rast.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!