Zv.Kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se lumi Shkumbin po del nga shtrati.
Braçe u ka bërë thirrje banorëve që t’u binden urdhrave të autoriteteve dhe të largohen.
Postimi i Braçes: “LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!
Çdo banor i fshatrave Cerme e Sipërme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, t’i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t’u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë!
Menjëherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!”