Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bota është në luftë

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Bota është në luftë

Nga:  Hans-Werner Sinn “Project Syndicate”

Lufta kundër COVID-19, është një luftë e mirfilltë. Kina duket se e ka fituar betejën e parë. Hong Kongu, Tajvani, Singapori dhe Japonia, kanë pasur gjithashtu suksese të dukshme në zbutjen e përhapjes së epidemisë, pa dyshim për shkak të përvojave të tyre të mëhershme në trajtimin e epidemisë SARS-it në vitin 2003.

Nga ana tjetër, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, po zgjohen tani nga iluzionet e tyre të paprekshmërisë. Për pasojë, epidemia tani po përhapet gjerësisht në të gjithë Perëndimin.

Vendi perëndimor më i goditur deri më tani është Italia, që ka lidhje veçanërisht të forta ekonomike me Kinën. Italia e Veriut është aktualisht Vuhani i ri (mega-qyteti kinez, ku u shfaq për herë të pare koronavirusi). Me mbingarkimin e sistemit shëndetësor, qeveria italiane ka marrë masa drastike, duke pezulluar ekonominë e shitjeve me pakicë, dhe duke futur në karantinë të gjithë vendin.

Të gjitha dyqanet, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore, janë të mbyllura. Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi. Ata mund të hyjnë në vende publike vetëm për blerje të domosdoshme apo udhëtime për arsye pune. Shumë detyrime publike dhe private (të tilla si qiratë e banesave dhe pagesat e kredive) janë pezulluar.

Italia është duke u përpjekur të ngadalësojë orën ekonomike derisa koronavirusi të zhduket. Ndërkohë, megjithëse deri më tani Gjermania ka pasur shumë pak vdekje nga koronavirusi, numri i rasteve të rejave po rritet shumë shpejt sesa kudo tjetër.

Në përgjigje të krizës, qeveria gjermane ka futur në zbatim punën parti-time në shumë sektorë, si dhe ka dhënë shumë ndihma sociale, apo shtyrje të pagimit të taksave për kompanitë që janë më të prekura. Aktivitetet publike në mbarë vendin janë anuluar.

Nxënësve të shkollave, u është thënë të qëndrojnë në shtëpi. Austria ka kohë që e ka mbyllur kufirin e saj me Italinë. Shkollat, universitetet dhe shumica e dyqaneve në vend janë mbyllur. Franca ndoqi në fillim një qasje më të butë, por tani dhe ajo ka mbyllur shkollat, restorantet dhe dyqanet, siç ka bërë edhe Spanja.

Ndërkohë Danimarka, Polonia dhe Republika Çeke, kanë mbyllur kufijtë e tyre me Gjermaninë. Presidenti amerikan Donald Trump, ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Kongresi ka aprovuar një fond të emergjencës prej 8.3 miliardë dollarësh, për të financuar përpjekjet për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Shuma më të mëdha janë në pritje të miratimit nga Senati. Qeveria federale, ndaloi hyrjen në SHBA të udhëtarëve të huajve, në fillim nga Kina dhe Irani, dhe së fundmi nga Evropa.

Por në nivel global, jo të gjitha përgjigjet ndaj krizës kanë qenë të mirë-menduara, ndërsa disa nuk kanë qenë mjaftueshëm të forta.

Ç’është më shqetësuese, disa qeveri e kanë bindur veten se munden vetëm ta ngadalësojnë përhapjen e virusit, në vend se të ndërmarrin hapat e nevojshëm për ta ndaluar atë plotësisht. Mbipopullimi i parashikueshëm i spitaleve në shumë zona të prekura, ka ekspozuar që tani marrëzinë e një vetëkënaqësie të tillë.

Në frontin ekonomik, një recesion i rëndë është tashmë i pashmagshëm, dhe disa ekonomistë po bëjnë thirrje që qeveritë të marrin masa urgjente për të rritur kërkesën. Por ky rekomandim është i papërshtatshëm, duke pasur parasysh që ekonomia globale po vuan nga një tronditje e paparë në zinzhirin e furnizimit.

Njerëzit nuk janë në punë, pasi janë ose të sëmurë ose në karantinë. Në një situatë të tillë, stimulimi i kërkesës do të nxisë inflacionin, duke çuar potencialisht në stagflacion (rritje e dobët ose rënie e Prodhimit të Brendshëm Bruto krahas rritjes së çmimeve), siç ndodhi gjatë krizës së naftës në vitet 1970.

Ndërkohë, edhe masat që synojnë anën e kërkesës mund të jenë kundërproduktive, pasi ato do të inkurajojnë kontaktin ndërnjerëzore, duke e minuar kështu përpjekjen për të kufizuar transmetimin e virusit. Çfarë dobie do të ishte dhënia italianëve e parave për të bërë pazar, kur qeveria ka mbyllur dyqanet dhe i detyron që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi?

Të njëjtat argumente vlejnë edhe për forcimin e likuiditetit. Bota është tashmë deri në fyt me paratë kesh, me normat e interesit që janë gati kudo afër zeros ose nën zero. Më shumë ulje e normave të interesit në një vend nën karantinë, mund të ndihmojë disi bursat, por mund të sjellë një fluks të madh të parave kesh.

Rënia drastike e veprimtarisë ekonomike, që kërkohet nga epidemiologët, e bën të pashmangshëm rënien e tregjeve të aksioneve, duke pasur parasysh që politika e bankave qendrore e parave të lira, shkaktoi një lloj flluske të paqëndrueshme 1 dekadë më parë.

Për shkak se e përdorën “municionin” e tyre në momente jo të përshtashme, bankat qendrore mbajnë përgjegjësi për ”flluskën” që ka plasur tani.

Më të nevojshme janë masat fiskale për shpëtimin e kompanive dhe bankave nga falimentimi, në mënyrë që ato të mund ta marrin veten shpejt pasi të mbarojë pandemia. Politikëbërësit, duhet të marrin në konsideratë forma të ndryshme të lehtësimit fiskal, dhe dhënien e garancive publike për t’i ndihmuar kompanitë të marrin kredi të lira nëse e kanë të nevojshme.

Por opsioni më premtues, është një kompensim përmes lejimit të punës part-time. Kjo qasje, e cila është provuar dhe testuar në Gjermani, kompenson mungesën e fuqisë punëtore përmes të njëjtave kanale që janë përdorur tashmë për sigurimin e papunësisë. Kjo gjë nuk kushton thuajse asgjë, pasi parandalon humbjet që do të ndodhnin nga rritja e papunësisë reale.

Të gjitha vendet duhet ta kopjojnë këtë praktikë gjermane, për të parandaluar humbjet e vendeve të punës. Por më e rëndësishmja, të gjitha qeveritë duhet të ndjekin shembullin e Kinës në ndërmarrjen e veprimeve të drejtpërdrejta kundër COVID-19. Askush nga ata që është në frontin e parë të betejës, nuk duhet të kufizohet nga mungesa e fondeve.

Njësitë e kujdesit intensiv spitalor duhet të zgjerohen; duhet të ngrihen spitale të përkohshme; dhe respiratorët, pajisjet mbrojtëse dhe maskat duhet të prodhohen në masë, dhe të vihen në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë për to.

Përtej kësaj, autoriteteve të shëndetit publik duhet t’u jepen burimet dhe fondet e nevojshme, për dezinfektimin e fabrikave dhe hapësirave të tjera publike. Higjiena është në rendin e ditës. I rëndësishëm është sidomos testimi në shkallë të gjerë i popullatës. Identifikimi i secilit rast, mund të shpëtojë shumë jetë. Dorëzimi ndaj pandemisë, thjesht nuk është një opsion.

Shënim: Hans-Werner Sinn, profesor i ekonomisë në Universitetin e Mynihut, anëtar i Komitetit Këshillëdhënës në Ministrinë gjermane të Ekonomisë.

TIRANA TODAY

Tags: ItaliakinakoronavirusSHBA

TË LIDHURA

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

22:58 | 23/06/2025
Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…
Bota

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi
Bota

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Next Post
Aktori i “Game of Thrones” infektohet me koronavirus

Aktori i “Game of Thrones” infektohet me koronavirus

Si do shlyhen këstet e kredive? Rama tregon si do veprohet

Si do shlyhen këstet e kredive? Rama tregon si do veprohet

Për çfarë po i shërben koronavirusi botës

Për çfarë po i shërben koronavirusi botës

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com