Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bota do përfitonte triliona dollarë nga hapja totale e kufijve

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Bota do përfitonte triliona dollarë nga hapja totale e kufijve

Nga: Bryan Caplan “Foreign Policy”

Vendet e botës, sidomos ato më të pasurat, po shpërdorojnë një shans të artë. Dhe kjo ka të bëjë me kufijtë e hapur. Kritikët e emigracionit, i akuzojnë shpesh kundërshtarët e tyre pse janë pro kufijve të hapur. Pra një botë ku qytetarët e gjithë kombësive, të jenë të lirë të jetojnë dhe të punojnë në çdo vend që u pëlqen.

Për shumicën, kjo është një dramë e padrejtë. Ata duan më shumë viza për punëtorë të kualifikuar, bashkim familjar ose refugjatë, dhe jo anulim të kufizimeve mbi emigracionin. Por unë mendoj se shkëmbimi i lirë i krahut të punës, është një mundësi e madhe e humbur.

Kufijtë e hapur, janë mekanizmi më premtues i prosperitetit global. Për shembull, marrim rastin e shpërnguljes së një punëtori nga Haiti pa shumë kualifikime, nga Port-o-Prins në Majami.

Në Haiti, ai do të fitonte maksimumi rreth 1.000 dollarë në vit. Në Majami, mund të fitojë lehtësisht 25.000 dollarë në vit. Si është e mundur kjo?

Le ta themi hapur: Qeniet njerëzore, janë shumë më produktive sesa në Haiti. Kjo falë politikave më të mira qeveritare, menaxhimit më të mirë, teknologjisë më të mirë. Dhe shumë më tepër se sa kaq. Haitianët vuajnë në varfëri, jo sepse janë nga Haiti, por sepse jetojnë në Haiti.

Nëse edhe ju do të jetonit në Haiti, do të ishit të varfër. Por kufijtë nuk janë vetëm një shansi i humbur, për ata që kanë mbetur në “anën e gabuar”. Nëse rrëzohen muret, përfitojnë gati të gjithë. Pasi emigrantët shesin pronën e re që krijojnë, dhe banorët e vendit të tyre të ri, janë klientët e tyre kryesore.

Funksioni kryesor i ligjeve ekzistuese të emigracionit, është të parandalojnë krijimin e kësaj pasurie, dhe të bllokojë të talentuarit në vendet me produktivitet të ulët. Nga të gjitha politikat shkatërruese ekonomike, kjo është më e keqja e të gjithave. Vlerësimet standarde, thonë se kufijtë e hapur, do të dyfishojnë prodhimin e pasurisë së njerëzimit.

Si është e mundur kjo? Për shkak se emigracioni e rrit ndjeshëm produktivitetin e punëtorëve. Dhe bota përmban qindra miliona emigrantë potencialë. Shumëzoni me një fitim masiv për person, dhe ja ku keni një shifër prej triliona dollarësh. Si çdo ndryshim shoqëror, emigracioni ka dështimet e veta.

Megjithatë, kur ne përcaktojmë me saktësi të metat, triliona dollarë fitime nga kufijtë e hapur, do të lënë në hije çdo vlerësim të besueshëm të dëmeve të mundshme. Kundërshtimi më i zakonshëm ndaj hapjes së kufijve, është i natyrës logjistike. Edhe vendet më të mëdha, nuk mund të absorvojnë qindra miliona emigrantë brenda natës.

Kjo është e vërtetë, por asnjë person i arsyeshëm nuk pret që qindra miliona të vijnë në një vend brenda natës. Përkundrazi, emigracioni zakonisht fillon dalëngadalë, dhe më pas pasohet nga flukse të mëdha. A ishte kriza evropiane e emigracionit, një “përmbytje” e pakontrollueshme njerëzish? Vështirë se pranohet kjo.

Megjithë zhurmën mediatike, numri i emigrantëve që mbërritën në BE gjatë viteve 2014-2018, ishte më pak se 1 përqind e popullsisë së Bashkimit Evropian. Shumë vende evropiane – kryesisht Gjermania Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë, i kanë absorbuar shpejt flukse të mëdha emigrantësh.

Shpjegimi standard për këto reagime asimetrike nga publiku, është se rezistenca ndaj emigracionit është kryesisht kulturore dhe politike, dhe jo ekonomike apo logjistike. Ndërsa gjermano-perëndimorët, mirëpritën miliona migrantë të Gjermanisë Lindore, qindra mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, bënë që të dridhet gjithë BE-ja.

Qytetarët në vende të zhvilluara, ankohen shpesh se emigrantët. Nuk kanë një respekt të thellë mbi kulturën perëndimore, për ligjin dhe rregullin. Ndaj ata janë më të prirur të inkriminohen. Të paktën në Shtetet e Bashkuara, e vërtetë është e kundërta. Numri i të burgosurve të lindur në një vend të huaj, është 30 për qind më i vogël se sa ata që kanë lindur në SHBA.

Po për krimin më të madh nga të gjithë, terrorizmin? Në Shtetet e Bashkuara, qytetarët e huaj kanë kryer në fakt 88 përqind të të gjitha vrasjeve me natyrë terroriste. Por në aspektin statistikor, ky është 88 përqindëshi i një shume të vogël. Në çdo vit, nga viti 1975 deri më 2017-ën, terroristët vranë më pak se 100 njerëz në SHBA.

Më pak se 1 përqind e të gjitha vdekjeve janë vrasje, dhe më pak se 1 për qind e të gjitha vrasjeve kanë të bëjnë me terrorizmin.

Kundërshtimi më i ashpër ndaj emigracionit, është se produktiviteti varet nga politika. Dhe politika varet nga emigracioni. Kush e di se si do të votonin një numër i madh emigrantësh të rinj?

Kjo është pyetje me vend, por përgjigja nuk është alarmante. Të paktën në Shtetet e Bashkuara, edhe emigrantët me të drejtë vote, kanë më pak gjasa sesa vendasit, që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Në librin tim “Kufijtë e hapur”, kam adresuar më në detaje shumë shqetësime rreth emigracionit.

A mendoj se me të do të arrij t’i bind njerëzit, të pranojnë hapjen e gjithë kufijve? Sigurisht që jo. Synimi im është më modest. Do të doja t’ju bindja që kufijtë e hapur, nuk janë një çmenduri.

Shënim: Bryan Caplan është profesor i ekonomisë në Universitetin Xhorxh Mejzën. Dhe autori i librit “Miti i votuesit të aryeshëm”, i shpallur nga “The New York Times”, si libri më i mirë politik i vitit.

TIRANA TODAY

 

 

Tags: botaBryan Caplankufijtë

TË LIDHURA

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Bota

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë
Bota

Arrestimi i Maduros, Serxhio Perez: Shembull se besimi nuk humbet kurrë

17:52 | 05/01/2026
Next Post
Pistë e re hetimesh për antentatin e djeshëm

Pistë e re hetimesh për antentatin e djeshëm

Njeriu më me fat në histori (VIDEO)

Njeriu më me fat në histori (VIDEO)

Faleminderit opozitë!

Basha bën lëvizjen e menjëhershme







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

by mirseda
20:07 | 05/01/2026
0

Me fjalimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, është mbyllur dhe protesta e parë e PD për...

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com