Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

1 vit ago
in Bota

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”.
Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.
Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.
Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.

Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.
Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.

Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari. Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.

“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se në njoftimin e SVR-së “nuk kishte asgjë të re”, duke përsëritur pretendimet euroskeptike të Orbanit se udhëheqësit e BE-së duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, u bë lideri i vetëm i BE-së të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët që thoshte se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e saj.

Përpara mbajtjes së një samiti në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Putinit të premten, Orban gjithashtu tha se Rusia kishte fituar luftën në Ukrainë./REL

TË LIDHURA

Bota

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026
Bota

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026
Bota

Dorëhiqet ambasadorja amerikane në Greqi, Guilfoyle: Përjetësisht mirënjohëse presidentit Trump

17:49 | 13/10/2026
Next Post

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

????????????????????????????????????

Tentoi të hipte në avion me një thikë, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në aeroportin e Siçilisë

Mister në Elbasan! 56-vjeçari zhduket pa gjurmë gjatë kërkimit të qenit







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com