Rehabilitimi i të dënuarve të miturve mbetet një nga problemet shqetësuese të vendit tonë.
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt theksoi sot se pamundësia e rehabilitimit të të miturve të dënuar, mbetet një nga problemet shqetësuese të vendit tonë.
Për këtë arsye, sipas tij duhet bashkëpunimi ndërinstitucional në mënyrë që ata të riintegrimin në mënyrën e duhur në shoqëri. Por, sipas Borchardt kjo kërkon angazhim të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe institucioneve edukative, tha ai.
Në një takim me ndërgjegjësues të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, me temë “Roli i Shërbimit të Provës në Rehabilitimin e Të Dënuarve Të Mitur”, Borchardt vuri në dukje se të miturit janë mjaft të cenueshëm në sistemin e drejtësisë
“Të miturit janë mjaft të cenueshëm në sistemin e drejtësisë. Trajtimi i tyre si viktima, dëshmitarë apo shkelës, është një test lakmues për çdo shoqëri. Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të mbështetë Shërbimin e Provës dhe Shqipërinë në përballimin e këtyre sfidave”, tha Ambasadori Borchardt.