Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Boomerang-u i leksioneve të moralit për Londrën

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Nga: Andi Bushati

A ka vlerë mbrojtja e një kauze të drejtë nga njeriu i gabuar? Kjo është pyetja që mund të shtrohet pas polemikave që ngalli Edi Rama në përgjigjen e tij kundër ministres së Brendshme britanike Suella Braverman. Nëse i lexojmë gërmë për gërmë, pjesa më e madhe e atyre që kryeministri ynë cicëroi fillimisht në Twitter dhe i përforcoi, më pas, në intervistën për BBC Newsnight, janë të vërteta. Ato rezonojnë njësoj si për shqiptarët, po ashtu dhe për të gjithë ata liberalë perendimorë, kundërshtarë të politikave raciste dhe ksenofobe që i keqpërdorin emigrantët si “koka turku”. Pra, në pamje të parë, Edi Rama bëri mirë që “i theu turinjtë” ministres së Brendshme Suella Braverman, e cila i cilësoi ata që kapërcenin kanalin e La Manshit si “pushtues”. Ai ndoshta mori duartokitjet e bashkëkombasve patriotë dhe të laburistëve britanikë, ndërsa i etiketoi si “çmenduri” konceptet e saj.

Ai arriti të tërheqë më shumë vëmendje nga sa e ndrydhin kufijtë modestë të vendit që përfaqëson, duke kërkuar respekt për qeverinë e tij dhe duke u renditur përkrah asaj pjese të opinionit që nuk ndan këndvështrimin e konservatorëve ekstremistë dhe radikalë.

Pra edhe njëherë, Edi Rama, ia doli të provojë ekstimin e atij që shkakton polemika globale, njësoj si atëherë kur e nxiu Donald Trumpin, si “turp i njerëzimit”, gjatë fushatës elektorale të SHBA-ve, apo tani së fundi, kur tentoi ti tregojë Evropës, se si duhej ta toleronte mardhënien e serbëve me Putinin.

Por, në ndryshim nga këto dy raste, apo ndonjë ëndërr marroke për t’u bërë ndërmjetës në konfiltin mes Erdoganit dhe Greqisë, polemika që ai shkaktoi këtë herë, kishte lidhje me vendin, bilancin e qeverisjes dhe stabilitetin e shtetit që ai përfaqëson. Ky qe edhe gabimi drejt  të cilit e yshti mania për protagonizëm në mediat e mëdha të globit.

Natyrisht, për këdo gazetar në botë, konflikti mes një qeverie të fuqishme, si ajo britanike, dhe një vendi të vogël që prodhon emigrantë është tejet grishës. Aq më tërheqës bëhet ky duel mes Davidit dhe Goliatit, kur i vogli ka privilegjin e falmurmbajtësit të betejës kundër racizmit dhe ksenofobisë. Për këto arsye qëndrimet e kryeministrit shqiptar patën jehonë, u rimorën nga mediat, nga opzitarët e qeverisë së Rishi Sunak dhe nga ndonjë propogandist i tezave të Tiranës zyrtare në perëndim.

Vetëm se në teoritë e komunikimit ka një një regull të pashkruar: ai që i hap gazetarëve portën e një historie joshëse, bashkë me të humbet edhe pushtetin për ta shitur atë sipas rregullave të tij.

Këtu Edi Rama prodhoi një efekt bomerang. Ai pati aftësinë ta shndërojë konfliktin me Suella Braverman në një lajm kryesor, por ai nuk mundi ti pengonte më reporterët britanikë të merrnin avionin për të hetuar shkaqet e eksodit të tretë më të madh të shqiptarëve (pas atij të viteve ‘90-’91 dhe ‘97).

Dhe ajo që po rezulton nga fluksi i pandodhur i artikujve të të përditshmeve britanike, është e tmerrshme për jo vetëm për Edi Ramën, por edhe për të gjithë ne që duke mbajtur atë në krye, kemi devijuar nga rruga e demokracisë dhe një shteti funksional.

Lapsi.al i ka shfletuar dhe në titujt e gazetave britanike nuk ka më sekrete. Shqipëria po zbrazet. Të rinjtë mezi presin që të çajnë ferrën. Varfëria, krimi dhe korrupsioni i kanë hequr mbarë popullsisë, por sidomos asaj të aftë për punë edhe iluzionet e fundit për të nesërmen. Përmes reportazheve të gjata, intervistave me kandidatë për emigrim, shifrave kokëforta, pothuajse në unison, korespondentët specialë nga Londra, i kanë nxjerrë bojën asaj propagande, që me çmimin e milionave dhe me ndihmën qesharake të Alistair Campellit, Tirana është përpjekur të ndërtojë prej vitesh.  Dhe kur lexon këtë lumë kronikash e analizash që vizatojnë mjerimin e një vendi që lëngon nën një regjim kleptokratik, natyrshëm të lind pyetja: po pse duhej që Edi Rama të krijonte kushtet e ekspozimit kaq brutal të një gjendjeje që reket të maskojë prej kohësh? Mos vallë deliri për protagonizëm e ka mundur tek ai sensin e realitetit? Mos ndoshta vetësiguria e tepruar i ka rrënosur bindjen se, njësoj si në Shqipëri edhe në Britani, të vërtetën mund ta fshëhesh me aftësinë për batuta?

Pak rëndësi ka se cila nga këto pandehma është më pranë të vërtetës, një gjë shihet e qartë: duke dashtur të krehë vetullat, Rama nxori sytë. Në ndezjen e polemikës me ministren e Brendshme britanike, ai dëshmoi se është njeriu i gabuar edhe kur i duhet të mbrojë një çështje të drejtë. Qëmtimi i fakteve dhe arsyeve të emigrimit të shqiptarëve e nxorën atë zbuluar. Ai arriti ta përmbysë debatin në dëmin tonë, nga dënimi i racizmit të atyre që na trajtojnë si pushtues, në tablonë e një shteti të dështuar, nga i cili arratisemi, pasi nuk mundemi ta përmirësojmë. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIlondërrama

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Rama: Buxheti i vitit 2023, dyfish më i madh se i 2013-ës

Rama: Buxheti i vitit 2023, dyfish më i madh se i 2013-ës

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Italinë, sa ishte magnituda

Tërmeti i fuqishëm “shkund” Italinë, sa ishte magnituda

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri, nga kriza e shkaktuar nga l*fta

BB: Çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve mund të rrisin me 8.4 % nivelin e varfërisë në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com