Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bojkoti, kush janë ish-deputetët e opozitës që paditën Ruçin për pagat

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bojkoti, kush janë ish-deputetët e opozitës që paditën Ruçin për pagat

Fillimisht bojkoti disamujor dhe tani djegia e mandateve ka shkaktuar probleme financiare për një pjesë të ish-deputetëve të opozitës, të cilët duket se të ardhurat nga statusi i deputetit i kanë pasur burime kryesore financiare në familje. Për shkak të një vendimi politik, ata bojkotuan pjesëmarrjen në Kuvendin e Shqipërisë nga muaji korrik 2018 deri në dhjetor të 2018-ës, por pavarësisht se kishim të bënim me një vendimmarrje politike, Kuvendi u mbajti atyre pagesat për të gjitha muajt e bojkotit të veprimtarisë së tij.

Ndaj, nisur nga ky veprim i administratës së Kuvendit, disa nga ish-ligjvënësit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar mbajtjen e pagave në Gjykatën Administrative, ku kanë paditur Kuvendin dhe kanë kërkuar pagat e padhëna. Ata kanë vërshuar në dyert e gjykatës për të kërkuar lekët si deputetë për kohën kur ishin të mandatuar, por për shkak të vendimit të grupit ishin në marrëdhënie të kushtëzuar (bojkot). Në paditë e deputetëve të PD dhe të LSI ndaj Kuvendit të Shqipërisë kërkohen pagesat për 6 muaj muajt e bojkotit të tyre të parlamentit. Nga dosja rezulton se ish-deputetja Valentina Duka kërkon prej gjykatës detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që t’i paguajë shumën 187.090 lekë të ndaluara, sipas saj, padrejtësisht nga paga e deputeti për periudhën korrik 2018-janar 2019. Po ashtu një tjetër ish-deputet, Shezai Rrokaj, i kërkon gjykatës që Kuvendi ta paguajë në shumën 187.261 për po të njëjtën periudhë kohore.

Të njëjtën gjë kërkon edhe ish-deputetja Fatbardha Kadiu, e cila pretendon të marrë 192.582 lekë. Por, këto janë pretendime vetëm për vitin 2018, pasi siç rezulton në Gjykatën Administrative janë depozituar edhe një sërë padish të tjera nga ish-deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar pagesat edhe për periudhat e tjera të bojkotit të ndodhura edhe gjatë legjislaturës pararendëse. Më konkretisht, deputeti Luçiano Boçi kërkon detyrimin e Kuvendit që t’i paguajë shumën prej 319.315 lekësh, shumën 107.141 lekësh dhe shumën 187.090 lekë të ndaluara sipas tij, padrejtësisht nga paga e deputetit. Dhe për të njohur këto detyrime, ai në kërkesëpadinë e vet u referohet periudhave 01.07.2014-01.01.2015, periudhën 01.02.2017-01.06.2017 dhe për periudhën korrik 2018-janar 2019. Por në listën e deputetëve që i janë drejtuar gjykatës është edhe Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. Më konkretisht, tre deputetët demokratë kërkojnë përfitimet financiare për periudhën 01.07.2014-31.01.2015 dhe për periudhën 01.02.2017-01.06.2017, përfitime që sipas tyre, burojnë nga legjislacioni për “Statusin e deputetit” dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit. Pra, tre ish-deputetët Bogdani, Bylykbashi dhe Paloka kërkojnë përfitimet e ndalura (jo pagën) nga ana e Kuvendit për periudhat e bojkotit gjatë legjislaturës së shkuar dhe të tanishmes./ GSH.al

Tags: bojkotiish-deputetëtopozitëpaditenper pagatRuçin

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Zgjidhet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Lushnjës

Zgjidhet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Lushnjës

Eurodeputetja gjermane: Dera e BE-së e mbyllur për pesë vitet e ardhshme

Eurodeputetja gjermane: Dera e BE-së e mbyllur për pesë vitet e ardhshme

“Sharlatanët doktor shkencash”, Rama paralajmëron Universitetet: Nëse nuk…

“Sharlatanët doktor shkencash”, Rama paralajmëron Universitetet: Nëse nuk...

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com