E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

“Sharlatanët doktor shkencash”, Rama paralajmëron Universitetet: Nëse nuk…

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar bibliotekën digjitale universitare, duke e cilësuar si një nga premtimet e mbajtura ndaj studentëve.

Ai prezantoi bibliotekën digjitale “Ulibrary.rash.al”. Rama tha se biblioteka do të ketë informacion për të gjitha fushat. Kryeministri shtoi se objektivi i qeverisë për bibliotekë digjitale u realizua brenda afatit.

“Ne si qeveri po mbajmë një premtim për të pasur bibliotekë digjitale universitare. UT tashmë është me bibliotekë digjitale. Kjo do të ndihmojë çdo student apo studente për të gjetur informacion për gjithçka që ata dëshirojnë. Ne po bëjmë gjithçka që studentët duan dhe na kanë kërkuar.”

Gjatë fjalës së tij, Rama shigjetoi pedagogët dhe dekanët, duke thënë se duhet bërë njëherë e mirë ndarja e pedagogëve sharlatanë “doktor shkencash” nga ata që meritojnë të gjithë respektin për dijet dhe punën që bëjnë.

“Ne si qeveri po mbajmë një premtim për të pasur bibliotekë digjitale universitare. UT tashmë është me bibliotekë digjitale. Kjo do të ndihmojë çdo student apo studente për të gjetur informacion për gjithçka që ata dëshirojnë. Ne po bëjmë gjithçka që studentët duan dhe na kanë kërkuar. Ka ardhur koha që ne t’i referohemi ligjit për Arsimin e Lartë  për Rektoratin. Rektorati është vendi ku duhen zgjidhur problemet dhe jo aty të ketë probleme. Tani duhet që Ministria e Arsimit të ndërhyjë, për shkak se rektorati i UT nuk ka pasur vullnet për të qenë me kërkesat e studentëve”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, në universitet duhen bërë ndryshime radikale, ndërsa fajësoi rektoratin për disa problematika që hasen në fakultete, ndërsa tha se do i merrte kompetencat dhe përgjegjësitë qeveria në rast se universiteti nuk plotëson kërkesat e studentëve.

Unë  e kamë thënë edhe herë tjetër dhe nuk është sekret që për sa na takon kemi rezerva të konsiderueshme lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës. Është koha për të adresuar inkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmante të konstatuar në raport edhe me gjithçka që ne kemi bërë për të adresuar ankesat e studentëve. Ka ardhur koha të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem rektorati i Universitetit të Tiranës është vendi ku duhen të adresohen problemet dhe jo të krijohen.

Ne nuk mundet të ecim dhe të shkojmë asgjëkundi për të adresuar tre pika që mbeten në ajër që janë aspekte jetike për kalimin e universitetit në një stad të ri. Transparenca e titujve akademikë, është diçka që ministria nuk e bën dot vetë. Duhet ta bëjë çdo universitet. Nuk mund të ndërmerret kur rektorati i Universitetit të Tiranës bën sikur nuk dëgjon duke krijuar hapësirë për çoroditje.

Së dyti vlerësimi nga ana e studentëve për performacën e pedagogëve, një kërkesë legjitime. Nuk po ndodh nuk shohim asnjë shenjë.

E treta shqetësimi i studentëve për tregun e shitje së librave të pedagogëve në kërkim të notës. As kjo nuk po adresohet asgjëkund.

Ajo që është më shqetësuese të studimeve të larta është që duke mos ndarë pedagogët që meritojnë vendin që kanë nga sharlatanët që paraqiten si doktorë shkencash duke marrë më qafë studentët, sot ne nuk vendosim Universitetin në bazat e duhura për të pasur nesër një standard tjetër, këto janë çështje të patjetërsueshme. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën e re të universitetit.

Mund të ndërtojmë dhe do ndërtojmë të gjithë konviktet. Nëse nuk zgjidhim problemin e mendjes brenda universitetit dhe nëse nuk krijojmë ndarjen mes atyre që janë realisht njerëzit e duhur në vendin e duhur me ata që janë sharlatanë ne nuk kemi bërë atë që duhet për ta vendosur arsimin e lartë në një bazë të re dhe këtë duhet ta bëjë universiteti. Unë shpresoj të mos lindë nevoja që ne të ndërhyjmë në ligj. Po pres me durim të shohim që ky proces të hapet dhe kush kujton se kjo do harrohet e ka gabim. Kush kujton se do kërcënojë Qeverinë me inskenim e protestash që turbullojnë gjendjen e brendshme të universiteteve e ka gabim. Të treja ato që thash do të ndërhymë t’i bëjmë vetë, duke marrë kompetencat që sot i ka universiteti, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjmë. Kjo duhet marrë nga universitetet”, tha Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...