Zbardhet dëshmia e biznesmenit Alfred Cenkollari, pronarit të automjetit tip ”BMW X6” që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Ai tha se nuk ka ndonjë emër të dyshuar në lidhje me ngjarjen dhe djegien e mjetit, pasi sipas tij mjeti është përfshirë nga zjarri në mënyrë aksidentale.
Biznesmeni u shpreh se nuk konflikte me persona të tjerë, duke përjashtuar kështu mundësinë e një zjarrvënie të qëllimshme.
Cenkollari ka shtuar se 1 ditë më parë, ai ka përdorur mjetin për një kohë shumë të gjatë, çka ngre dyshime për një defekt të mundshëm të pësuar pas mesnatës.
Policia po vijon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.