Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Bluhm: Pritja 25-vjeçare e M.Veriore për në NATO bëhet realitet

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Bluhm: Pritja 25-vjeçare e M.Veriore për në NATO bëhet realitet

Maqedonia e Veriut këtë vit bën realitet pritjen e gjatë prej 25 vjetëve, që të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike, ka deklaruar ushtruesja e detyrës së ambasadorit të SHBA-së në Shkup, Micaela Schweitzer-Bluhm. Në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, diplomatja amerikane ka theksuar mbështetjen e Uashingtonit për integrimin e Maqedonisë së Veriut edhe në Bashkimin Evropian.

“Për më shumë se 25 vjet qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan ta shohin vendin e tyre në institucionet perëndimore. Këtë vit, kjo dëshirë do të bëhet realitet. SHBA-ja me padurim pret që në muajt në vijim, t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s. Gjithashtu, ne fuqishëm mbështesim edhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar Bluhm.

Drejtuesit e institucioneve, ndërkohë, presin që puna, e cila sipas tyre është bërë, si në reforma, forcimin e demokracisë dhe arritjen e marrëveshjeve me fqinjët, para së gjithash me Greqinë për çështjen e emrit, duhet të shpërblehet në tetor edhe me datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Kryeministri Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjerë besojnë se edhe drejtuesit e rinj të BE-së, do të vazhdojnë me politikën e mbështetjes së zgjerimit në BE, edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe për njohësit e çështjeve politike, emërimet e reja duket të jenë favorizuese për Maqedoninë e Veriut.

“Emërimet e reja që janë bërë në pozicionet më të larta të Bashkimit Evropian, mund të them se janë në favor të Maqedonisë së Veriut. Shtetet skeptike lidhur me zgjerimin e BE-së, nuk morën pozita në organet e reja të unionit. Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borrel, është mbështetës i zgjerimit, sikur edhe presidentja e Komisionit Evropian, e cila gjithashtu është mbështetëse e integrimit edhe e vendit tonë, që u dëshmua edhe gjatë vizitës në Shkup në kohën e referendumit për marrëveshjen me Greqinë”, thotë Marko Trashanovski, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i Institutit për Demokraci.

Sa i përket qëndrimit francez, nëse ai do të ndryshojë pas arritjes së kompromisit për drejtuesit e rinj të BE-së, Trashanovski pret një zbutje të qëndrimit të Parisit zyrtar, pasi duket të jetë plotësuar një pjesë e kërkesave të tij për shtytjen para të reformave brenda unionit. “Ende është vështirë të jepet ndonjë prognozë se si ky kompromis për zgjedhjen e drejtuesve të rinj do të reflektohet në çështjen e zgjerimit, apo në qëndrimin e Francës që kundërshton këtë proces pa zgjidhjen e çështjes së reformave të brendshme”. “Por, nëse kemi parasysh faktin se edhe presidenti Macron e ka mbështetur nominimin e gjermanes Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Evropian, mund të llogarisin se një pjesë e kërkesave të tij për reforma janë plotësuar, që jep një fije shpresë për një zbutje të qëndrimit francez”, thotë për Radion Evropa e Lirë Trashanovski.

Maqedonia e Veriut ka marrë një raport pozitiv nga Komisioni Evropian, i cili ka rekomanduar nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shkupin, por Këshilli i Bashkimit Evropian në samitin e qershorit, nuk ka ofruar datë, duke përmendur si arsyetim procesin e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian dhe publikimin e vonshëm të Raportit të Progresit. Por, mosdhënia e datës, sipas disa diplomatëve perëndimorë në Shkup, ka të bëjë edhe me ngecjen e reformave, para së gjithash me mungesën e rezultateve në reformimin e Gjyqësorit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tags: bluhmMaqedoni e VeriutNATOrealitet

TË LIDHURA

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon
Rajoni

Protesta masive në Shkup për ish-krerët e UÇK; veterani: Dielli i UÇK-së nuk perëndon

20:36 | 13/12/2025
Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian
Rajoni

Deklarata e Vuçiçit tensionon atmosferën drejt takimit evropian

15:02 | 11/12/2025
Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur
Rajoni

Samiti në Bruksel, Meloni: Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri, rruga drejt BE-së është e hapur

09:38 | 11/12/2025
Next Post
Dëshmia e ish-agjentit të UDB: Eliminonim njerëz që faji t’u mbetej shqiptarëve

Dëshmia e ish-agjentit të UDB: Eliminonim njerëz që faji t’u mbetej shqiptarëve

FMN: Të rishikohet ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

FMN: Të rishikohet ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

Tirana nesër dhe pasnesër pa drita, ja zonat problematike

Dy ditë pa energji elektrike, zonat në Tiranë që do të preken







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë
Showbizz

Endri Prifti dhe Ola Bruko zbulojnë planet: Do kemi dasmë

by mirseda
22:41 | 15/12/2025
0

Nga një bashkëpunim televiziv te plane të qarta për një të ardhme së bashku. Historia e artistit...

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

Riorganizimi i partisë, Ervin Salianji të martën takim me strukturat e PD në Elbasan

22:15 | 15/12/2025
Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Francë: Shpërthim në një pallat, 6 viktima, mes tyre dy fëmijë

21:46 | 15/12/2025
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

20:50 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com