Ish-agjenti i UDB-së ka zbuluar se çfarë metodash ka përdorur Serbia për të vrarë njerëz e më pas për të bërë fajtor shqiptarët. Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduleviç, ka regjistruar rrëfimin e ish-agjentit të UDB-së për disa krime ku ai ishte “kontraktuar” për t’i kryer.
Përgjatë një bisede telefonike në emisionin “Debat Plus”, në “RTV Dukagjini”, ish-agjenti i UDB-së tregon si ishte kontaktuar për ta eliminuar fizikisht kryetarin e sindikatës së policëve, pasi 25 mijë punonjës policie ishin ngritur në protestë dhe kërkonin pagat e tyre.
Ai thotë se personi që duhej eliminuar kishte dokumente të rëndësishme dhe me publikimin e tyre do të rrëzonte zyrtarë të lartë.
Ish-agjenti tregon se drejtorin e UDB-së e kishte pasur në shkollë dhe bashkë më të kanë shërbyer në sigurim, prandaj ai e kishte përzgjedhur për të kryer vrasjen. Teksa ishin bërë të gjitha përgatitjet për të kryer vrasjen ish-agjenti u shpreh se nuk e kreu.
Ndër të tjera, rrëfeu se është ftuar në Kapaonik dhe plani ishte për të vrarë policin sa më afër Kosovës, që më pas të bënin fajtorë shqiptarët.