E shtunë, 21 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Bllokimi ka ndikuar në dobësimin e kujtesës tonë, ja arsyeja

Më të lexuarat

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

‘Janë fshehur gjysma e viktimave nga COVID-i’, paralajmërimi i Ramës për nesër

Kryeministri Rama ka reaguar sot në lidhje me akuzat e parashtruara një ditë më parë nga kryedemokrati Basha, se janë fshehur gjysma e viktimave...

7 vjet nga humbja e Sokol Olldashit, ja çfarë bën Astrit Patozi (VIDEO)

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, tashmë kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, ka rikujtuar kolegun e mikun e tij të ndjerë Sokol Olldashi....

Nëse që nga bllokimi për shkak të pandemisë, e keni pasur të vështirë të mbani mend se duhet t’i dërgonit dikujt një e-mail, të kujtoni fjalën që ju nevojitet, apo keni harruar të blini qumështin, nuk jeni të vetëm.

Në një sondazh të kryer nga Shoqata e Alzheimerit, gjysma e të afërmve thanë se kujtimet e të dashurve të tyre ishin përkeqësuar, qëkur ata nisën të kishin një jetë më të izoluar. Në Universitetin e Kalifornisë, ka nisur kërkimi për të kuptuar se si bllokimet po ndikojnë në kujtimet e njerëzve.

Është raportuar se edhe disa njerëz me kujtesë mbresëlënëse, që zakonisht mbajnë mend ngjarje si blerja e një bilete kinemaje 20 vjet më parë, pasi kanë një memorie autobiografike shumë superiore, po pohojnë tani se po i harrojnë shpesh gjërat.

Sigurisht, ekzistojnë disa lloje të ndryshme të kujtesës. Të harrosh atë që ke pasur ndërmend të blesh, është ndryshe nga të harruarit e emrit të dikujt, apo atë që ke bërë të mërkurën e kaluar. Por studimi se si funksionon kujtesa, na tregon për disa mënyra në të cilat mjedisi ynë i sapo-kufizuar mund të ketë një ndikim.

Faktori më i dukshëm është izolimi. Ne e dimë që mungesa e kontaktit shoqëror mund të ndikojë negativisht në tru, dhe se efekti është më serioz tek ata që po përjetojnë tashmë vështirësi me kujtesën. Për ata që vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit, nivelet e vetmisë madje mund të parashikojnë rrjedhën e sëmundjes.

Sigurisht, jo të gjithë janë ndjerë të vetmuar gjatë pandemisë, dhe rezultatet e disa studimeve kanë treguar se nivelet e vetmisë rendohen me kalimin e kohës. Por edhe nëse nuk ndihemi të dëshpëruar nga një reduktim i kontakteve njerëzore, shumë prej nesh ende po takojnë më pak njerëz sesa zakonisht.

Ne po humbasim aktualisht bisedat në zyrë ose në festa, ku mund të flasim me dhjetëra njerëz brenda një mbrëmjeje, duke shkëmbyer histori mbi ato që kemi bërë. Përsëritja e tregimeve, na ndihmon të konsolidojmë kujtimet tona për atë që na ka ndodhur:të ashtuquajturat kujtime episodike.

Dhe nëse aktualisht nuk mund të shoqërohemi aq shumë, ndoshta nuk është për t’u habitur pse këto kujtime nuk ndihen aq të qarta si zakonisht. Kur nuk kemi mundësinë të bisedojmë, kemi edhe më pak histori për të treguar. Ndërsa pushimet anulohen, dasmat shtyhen, koncertet dhe ngjarjet sportive vazhdojnë pa një audiencë të drejtpërdrejtë, kemi dhe më pak për të folur.

Ppër sa i përket historive në punë, ato kanë të bëjnë kryesisht me zhgënjimet nga teknologjia. Është vërtetë që ju mund ta kompensoheni këtë me sa më shumë komunikime në internet. Por ato biseda nuk janë njësoj. Ju mund të keni më pak të ngjarë të përmendni problemet që ju kanë ndodhur.

Por ka më shumë sesa thjesht mungesa e shoqërizimit. Shumë njerëz përmendin ndjenjën e një ankthi në sfondin e jetës që bëhet sot. Edhe nëse e vlerësoni sa me fat jeni, dhe si të tjerët janë më keq se ju, ndjenja se bota është bërë një vend më i pasigurt mund të jetë e vështirë të neglizhohet.

Në Kolegjin Universitar në Londër, psikobiologia Deizi Fankur dhe ekipi i saj, kanë kryer kërkime në Britani gjatë gjithë pandemisë, mbi mënyrën sesi janë ndjerë njerëzit. Edhe pse nivelet e ankthit arritën kulmin kur filloi bllokimi, dhe gradualisht u zvogëluan, nivelet mesatare kanë mbetur më të larta se sa në kohët e zakonshme, sidomos tek të rinjtë, ata që jetojnë vetëm, ata që jetojnë me fëmijët, që kanë të ardhura të ulëta, apo që jetojnë në zonat urbane.

Lexo edhe :   Maqedonia e Veriut në kaos nga koronavirusi
Lexo edhe :   Basha thirrje prokurorisë: Shkoni në morg, po fshihen vdekjet nga Covid

Ndërkohë, Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani, ka zbuluar se nivelet e depresionit janë dyfishuar. Dihet se si depresioni ashtu edhe ankthi, kanë ndikim tek kujtesa. Shqetësimet testojnë kujtimet tona të punës, duke na lënë me më pak kapacitet në dispozicion për të kujtuar listat e blerjeve që duhet të kryejmë, apo atë që duhet të bëjmë në punë.

E gjitha kjo vështirësohet nga mungesa e shenjave, për të ndihmuar kujtimet tona. Kur dilni nga shtëpia për të punuar, udhëtimi, ndryshimi i peizazhit dhe pushimet, përbëjnë thelbin e ditës, duke ju dhënë kohën duhur për të ankoruar kujtimet tuaja.

Por kur punoni nga shtëpia, çdo takim në internet duket shumë i ngjashëm me çdo takim tjetër në internet, pasi keni tendencën të uleni pikërisht në të njëjtin vend, pikërisht para të njëjtit ekran. Ka shumë më pak shanse që të dalloni kujtimet tuaja.

Siç shprehet Kethrin Lavdej, profesoreshë e neuroshkencës konjitive në Universitetin Uestminster:”Të përpiqesh të mbash mend se çfarë të ka ndodhur, kur ka pak dallim midis ditëve të ndryshme, është si të përpiqesh të luash një piano kur nuk ka taste të zinj, që të ndihmojnë të gjesh të kundërtat, tastet e bardhë”.

Teksa ditët duket sikur bashkohen në një, po kështu ndodh edhe me gjërat që bëni në ato ditë. Në punë mund të mbani mend saktësisht se ku e keni zhvilluar një bisedë, dhe kjo ju ndihmon të mos e harroni atë. Pastaj ka një lodhje të përgjithshme, e cila gjithashtu nuk ndihmon në kujtimet tona.

Takimet me platformat “zoom“ përmes internetit janë të lodhshme, disa punë janë shumë më të vështira nga shtëpia, ndërsa pushimet anulohen. Mungesa e rutinës dhe ankthi për pandeminë, mund të na trazojë gjumin. Bëjini bashkë që të gjitha këto, dhe del se në thelb ne jemi vazhdimisht të lodhur.

Ne duhet të angazhojmë hipokampusin, në mënyrë që të kujtojmë informacione të reja, por Veronik Bobot, neuroshkencëtare në Universitetin Mekgill në Kanada, ka zbuluar se nëse jeta e njerëzve bëhet më e kufizuar dhe e përsëritur kur plaken, përdorimi i hipokampusit zvogëlohet.

Lajmi i mirë është se ka disa gjëra që mund të bëjmë në lidhje këtë situatë. Dalja për një shëtitje, sidomos përgjatë rrugëve të panjohura, do ta forcojë sërish fokusin e trurit tuaj. Madje vetë lëvizja bën diferencën. A duhet të uleni domosdoshmërisht në tryezën tuaj për çdo takim?

Nëse është një telefonatë, mund të ecni përgjatë rrugës duke biseduar. Edhe sigurimi që ditët e javës dhe fundjavat të jenë të ndryshme, mund të lehtësojë disi shtrembërimet që jeta jonë e re, mund të ketë në perceptimin tonë të kohës. Lavdej këshillon t’i shtojmë më shumë larmi jetës tonë, që mund të përfshijë disa mendime krijuese.

Nëse nuk mund të dilni dot nga shtëpia, ajo sugjeron të gjeni një aktivitet krejtësisht të ri në shtëpi, dhe pastaj t’i tregoni dikujt për këtë gjë, për t’ju ndihmuar ta mbani mend më mirë. Reflektimi i qëllimshëm i ditës suaj çdo mbrëmje, mund t’ju ndihmojë të konsolidoni kujtimet tuaja. Mund të shkruani ndoshta edhe një ditar. Dhe nëse po harroni të bëni gjëra, atëherë bërja e një liste dhe vendoja e ziles në telefonin tuaj, mund të sjellë më shumë ndryshim të situatës sesa mund ta keni menduar.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20201113-covid-19-affecting-memory

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mediat serbe: Më 26 dhe 27 nëntor, Kosovës mund t’i liberalizohen vizat

“Delegacionet teknike kosovaro-franceze më 26 dhe 27 nëntor për liberalizimin e vizave”, është shkrimi i sapo publikuar nga mediat serbe. Një takim virtual i delegacioneve...

Publikimi i fotove brenda morgut, IML: Inskenim dashakeqës i mediave

Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka reaguar në lidhje me fotot e publikuara nga brenda Morgut të Tiranës. IML shprehet e indinjuar me atë që ajo...

Si funksionon Liga e Kombeve dhe lidhja që ka me Botërorin 2022

Liga e Kombeve është kompeticioni më i ri i UEFA-s, e themeluar në shtator të vitit 2018. Në përfundim të edicionit të parë, fituese...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Shpërthen Erion Braçe: Lulzim Basha, një mutacion i së keqes Sali Berisha

Zv.kryeministri, Erion Braçe ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19. Sipas Braçes, Basha problemin e ka...