E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Kryqëzata e fëmijëve midis historisë e legjendës: A përfunduan ata si skllevër?

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Mbreti i Francës Filipi II , nuk duhet të ketë qenë shumë i lumtur, kur në pranverën e vitit 1212, një djalë i ri u shfaq para tij. Stefani nga Kloyes-sur-le-Loir, bëri sikur i lexoi një letër të marrë nga vetë Jezu Krishti, ndërsa kulloste delet e tij në tokat e Orleanit.

Letra sipas porosisë duhej t’i dorëzohej vetë sovranit, për ta nxitur atë në organizimin e një kryqëzatë të re, pas asaj që nuk shkoi siç duhet, dhe që ishte zhvilluar së bashku me rivalin e tij anglez Rikard Zemërluanin.

Ndoshta Filipi do t`u kishte dhënë urdhër rojeve ta dëbonin menjëherë nga pallati. Por djali 12-vjeçar, kishte mbledhur rrugës nga fshati i tij deri në Paris një turmë të madhe fëmijësh, 15.000 deri në 30.000 vajza dhe djem që marshonin duke kënduar “Zoti ynë, lartëso Krishterimin! Zoti ynë, na e kthe Kryqin e Vërtetë!”.

Ishte praktikisht mbledhja e parë e të rinjve në Evropë, e ashtuquajtura Kryqëzatë e Fëmijëve.

Ata gjithashtu mund të konsideroheshin Djemtë e Papës, po të mos ishte për faktin që Papa i kohës, Inocenti III (i vetmi që kishte autoritetin t`a bënte këtë), nuk e kishte thirrur atë kryqëzatë dhe as që kishte ndërmend që ta miratonte atë.

Por këtë Stefani nuk kishte nga ta dinte. Djali ia dorëzoi letrën Filipit II, që u tha teologëve që t’ia lexojnë. Ndërsa vlerësoi besimin e mirë të fëmijëve, letra u cilësua e rreme, dhe mbreti i këshilloi fëmijët të kthehen në shtëpi. Ekzistojnë versione të ndryshme të asaj që ndodhi më pas.

Pasi historia e kryqtarëve të vegjël francezë, ndërthuret me një histori tjetër të ngjashme, që filloi në të njëjtën kohë në Gjermani. Në realitet, e gjithë historia është mjaft e errët, edhe pse përmendet në të paktën 50 kronika të kohës. Gjithsesi, duket se shumë nga fëmijët francezë u rikthyen në shtëpi, ndërsa të tjerët shkuan në Gjermani, dhe më saktësisht në Këln, ku një djalë tjetër, Nikolasi nga Këlni, po organizonte një kryqëzatë me shumë të rinj.

Ai donte t’i çonte ata në Tokën e Shenjtë me “këmbë të thata” duke kaluar Detin Mesdhe,qëdo të hapej si Deti i Kuq, me vullnetin e Zotit, ashtu si gjatë eksodit biblik.

Mijëra fëmijëve, iu bashkuan me shumë të tjerë rrugës.

Shumë njerëz të dëshpëruar dhe disa prej tyre keqbërës, kalojnë Alpet dhe mbërrijnë në Itali. Në Xhenova ata ulen përballë detit, duke pritur që ai të hapet, për të marshuar drejt Tokës së Shenjtë. Megjithatë mrekullia nuk ndodh dhe dikush akuzon Nikolasin për mashtrim, ndërsa të tjerët marrin rrugën për t’u kthyer në shtëpi.

Edhe pse shumë pak do të arrijnë të rikthehen. Shumë nga të rinjtë vdesin nga vështirësitë e rrugës, dhe të tjerët do të qëndrojnë në Itali, duke punuar për pak para. Nuk dihet asgjë mbi fatin e Nikolasit. Ndoshta ai u rikthye në qytetin e tij ose përfundoi kush e di se ku.

Versioni i historisë, ku fëmijët francezë nuk takohen me ata gjermanë, rrëfen për Stefanin  dhe ndjekësit e tij që shkojnë deri në Marsejë, duke pritur që të nisen prej andej me një anije për në Tokën e Shenjtë.

Në qytetin francez, 2 spekulantë sigurojnë 7 anije për të realizuar udhëtimin. Dy nga anijet përfundojnë në fund të detit në brigjet e Sardenjës, ndërsa të gjithë fëmijët e tjerë do të shiten si skllevër tek tregtarët arabë. Deri më tani, realiteti dhe legjenda janë përzier bashkë, në një ndërthurje që është e vështirë të zbardhet.

Por studimet moderne, e rikthejnë historinë e Kryqëzatës së Fëmijëve në dy episode të dallueshme, megjithëse të ngjashme:në vitin 1212 në Gjermani, një bari i quajtur Nikolas, që u nis për në Itali me rreth 7.000 ndjekës, arriti në Xhenova në gushtin e atij viti.

Në pamundësi për të arritur Tokën e Shenjtë, grupi shpërndahet. Disa shkojnë në shtëpi, të tjerët në Marsejë, duke përfunduar në duart e tregtarëve të skllevërve, dhe ndoshta vetëm pak prej tyre arrijnë në Romë tek Papa, për të mësuar se duhen të heqin dorë nga ideja e kryqëzatës.

Në të njëjtën kohë në Francë, një bari me emrin Stefan arrin të mbledhë rreth 30.000 njerëz, të cilët e shoqërojnë atë për t’i dërguar mbretit Filipi II një letër të marrë nga Jezusi. Sovrani i urdhëron ata që të kthehen secili në shtëpinë e tyre, dhe kësisoj ajo lëvizje e lindur nga një entuziazëm fetar shpërndahet.

Sidoqoftë, nuk dukej se grupi kishte ndonjë synim për të shkuar drejt Tokës së Shenjtë. Është e lehtë të imagjinohet se kronikanët e kohës i përzien dy historitë, duke shtuar shumë nga vetja, dhe duke na lënë si trashëgimi një tregim të trilluar të të ashtuquajturës Kryqëzatë të Fëmijëve.

Nga një vëzhgim më i afërt, ata ndoshta nuk ishin fëmijë, të paktën sipas historianit mesjetar Peter Reds, që ka një hipotezë tjetër. Termi latin “pure”(fëmijë), i përdorur në kronika, do të thotë në fakt i varfër ose i dobët.

Prandaj ka të ngjarë që ajo të ishte një kryqëzatë e njerëzve të varfër, ndoshta e fermerëve të mbetur pa mjete jetese, dhe jo domosdoshmërisht shumë të rinj. Sido që të kenë shkuar gjërat, ato lëvizje spontane e bindën Inocentin III, më pak se një vit më vonë, që të thërriste Kryqëzatën e Pestë.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/la-crociata-dei-bambini-i-fanciulli-finiti-schiavi-fra-storia-e-leggenda

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...

32 vite në skenë/Altin Shira: Shqiptarët dikur ishin më dorëlëshuar

Altin Shira, me plot 32 vite në skenë, vijon të jetë i kërkuar nga publiku. Si një artist me shumë vite karrierë, Altin Shira...

Kina e zgjeron sfidën ndaj Perëndimit, po synon që të ‘pushtojë’ hënën

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Sfida midis fuqive të mëdha, nuk është e kufizuar vetëm në planetin tonë. Në rast se në të shkuarën hapësira ishte...

Tiranë/Dyshonte se ishte infektuar me Covid-19, 57-vjeçari pret damarët

Një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus. Ky rast ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në...