Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se një pjesë prej kontrollorëve që janë ngritur në protestë, janë kthyer në punë.
I ftuar në emisionin ”Log”, Rama u shpreh se tha se qeveria dhe Ministria kanë pasur infomacion për këtë protestë, dhe nuk janë kapur në befasi.
Rama shtoi se shumë prej kontrollorëve u janë bindur thirrjeve të ministres dhe kryeministrit dhe nesër nisin punën.
Edi Rama: “Çështja mund të diskutohet por është një çështje e zgjidhshme tashmë dhe sot kanë filluar fluturimet esenciale dhe nesër vijojnë normalisht. Ne nuk jemi gjendur gafill kemi pasur informacion në lidhje me këtë dhe kemi bërë përpjekje për t’i sjellë në vete ato që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzire të shtyrë dhe të orkestruar.
Ministrja deri në fund ka qenë në komunikim me të dhe ne menjëherë kemi vënë në zbatim planin e hartuar. Pas thirrjes së bërë nga unë dhe nga ministrja një pjesë e tyre janë rikthyer por kjo punë nuk mbaron me kaq pasi do të bëhet një proces i vëmenshëm. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë dhe kemi dhe një grup tjetër nga Greqia që pritet të vijë nesër në vendin tonë”.