Kryeministri Edi Rama nuk e ka cilësuar një grusht shteti bojkotimin e punës nga kontrollorëve të Albcontrol në aeroportin e Rinasit.
I ftuar në emisionin ”Log”, Rama tha se fjala grusht shteti nuk i shkon për shtat kësaj situatë, dhe se nuk e ka përdorur personalisht.
Rama deklaroi se ulja e pagave në këtë sektor ka ndodhur në çdo vend të botës për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Edi Rama: “Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, ata do të qëndrojnë këtu. Është një akt solidariteti në kushte të rënda dhe të pakuptueshme për askënd. Këtu ishim në këtë pikë si pasojë e një marrëzie të stimuluar nga Ilir Meta dhe të mbështetur nga Sali Berisha. Grusht shteti është fjalë e madhe shumë. Nuk e kam përdorur asnjëherë. Grushti është grusht nuk diskutohet. Që është grusht në një moment pikat për të krijuar një situatë konfuzioni. Nuk është se kanë ndonjë qëllim të nxisim gjëra të tilla.
Greva të tilla nuk mund të ndodhin se ndalohen në ligj. Ulja e pagave ka ndodhur në të gjitha struktura e ngjashme të gjithë botës. Këto struktura janë me vetëfinancim me një këshill mbikëqyrës. Kur trafiku ajror bie të ardhurat pakësohen dhe ka më pak para për të ndarë. Po në qoftë se do vepronim kështu, ata që janë aty kanë më shumë se një vit nëpër pavijon në spitalet COVID mund të kërkojnë 5000 euro më shumë se janë të stresuar realisht jo artificialisht.”