Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bllok antiperëndimor? Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Bllok antiperëndimor? Kina, Rusia dhe rendi i ri botëror

Lufta e Ukrainës e ka afruar më shumë Europën dhe SHBA, por edhe Rusinë me Kinën. Kërcënon krijimi i një blloku antiperëndimor e çfarë do të thotë kjo për Gjermaninë?

Në këto kohë kthesash të mëdha sikur nuk vihen re shumë disa lajme, që në vetvete kanë potencialin e paralajmërimit të kthesave të mëdha. Kur Bundestagu javën e kaluar me shumicë të qartë votoi për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, një pasazh në fund të dokumentit ishte po ashtu shumë domethënës. Kinës i kërkohet me vendosmërri të heqë dorë nga miratimi i luftës si edhe të mbështesë një armëpushim. Kësaj i shtohej një kërcënim i qartë: Nëse Pekini do të minojë sanksionet perëndimore apo madje do të dërgojë armë në Ukrainë, kjo do të sillte si pasojë edhe sanksione kundër Kinës.
Deutschland | Debatte über Impfpflicht im Bundestag

Lamtumira nga naiviteti i Merkelit

Paralajmërime të tilla para disa javësh ishin të pamendueshme, ashtu si edhe dërgimi i tankeve në Ukrainë. Kjo kthesë e politikës gjermane shënon në radhë të parë një lamtumirë të pakthyeshme me politikën e Kinës të Merkelit apo më saktë naivitetit në lidhje me Kinën, që e vinte fokusin tek bizneset lukrative që bënte ekonomia, por që nuk donte t’i shihte përpjekjet agresive të Pekinit si superfuqi.

Bundeskanzlerin Merkel in China

Krijimi i një blloku

Europa shumë herë e përçarë me fillimin e luftës në Ukrainë është bashkuar më shumë me SHBA. Se ku qëndron Kina në këtë konstelacion dihet prej kohësh. Ngushtë në krah të Rusisë. Afrimi i Rusisë me Kinën në një bllok nuk është një vogëlsi. Ajo tregon një zhvendosje të rendit botëror, kthesë epokale, si e kemi parë me rënien e Murit të Berlinit. Pyetja që shtrohet është se sa i qëndrueshëm është blloku kinezo-rus në të vërtetë. Në fillim të Lojërave Olimpike Putini dhe Xi Jinping kishin bërë të ditur, se partneriteti kinezo-rus “nuk njeh kufi”.

Rusia dhe Kina bashkohen në atë që si fuqi ekspansive duan ta ndajnë botën në zona influence. Rusia po zhvillon për këtë një luftë brutale në Ukrainë. Kina kërcënon nga ana e saj gjithnjë e më hapur integritetin territorial të Tajvanit. Kundërshtari i përbashkët është SHBA në këtë zgjerim pushteti. Po ashtu edhe krahas unitetit strategjik, Pekinin dhe Moskën e bashkon refuzimi i vleraven perëndimore-liberale, frika nga demokracia brenda vendit, përndjekja e disidentëve dhe krijimi i një kulti të personit.

EU-Parlament - Ursula von der LeyenPresidentja e KE propozon sanksionet e reja kundër Moskës

Megjithkëto blloku Rusi-Kinë nuk është aq i fortë sa duket në pamje të parë. Kina vërtet i refuzon sanksionet kundër Rusië, por është larg asaj të ndihmojë Rusinë në pasojat ekonomike që do të ketë. Në radhë të parë kjo nuk është në interes të Kinës. Kina ka interes tek tregu europian. Vëllimi ekonomik i BE në vitin 2020, sipas Bankës Botërore, është dhjetë herë më i madh se ai i Rusisë. Rusia nuk mund të zëvendësojë tregun europian, prej të cilit Kina është e varur. Tjetra, politika “zero covid” e presidentit Jinping po i fut në krizë të rëndë qytete si Shangai. Kohët kur Pekini u jepte kredi të majme vendeve në Rrugën e Mëndafshit kanë kaluar. Në këtë bllok është e qartë se kush është lart dhe kush poshtë. Që para luftës zyrtarët kinezë e shihnin nga lart-poshtë Rusinë.

Russland, China, Beziehungen, Made

Firmat gjermane të varura nga Kina

Sanksionet e dobësojnë Rusinë dhe Kina mund të përfitojë. Sepse mund të blejë naftën dhe gazin rus me çmim të lirë dhe do të zgjerojë influencën e saj në Azinë Qendrore në kurriz të Rusisë. “Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon asnjë betejë”, ka shkruar njëherë filozofi ushtarak kinez, Sunzi. Kjo duket të jetë edhe strategjia e Jinpingut. Të qëndrojë larg, të presë, derisa një Rusi e dobësuar t’i nënshtrohet vetë Pekinit.

Ndoshta prandaj në të gjitha raundet për Rusinë në Berlin, në sfond qëndron si problem Kina. Varësia nga energjia ruse mund të zgjidhet, por varësia nga tregu kinez, nga zinxhirët e furnizimit, high-tech etj, kjo është e vështirë të pritet. Në fund Kina do të jetë problemi më i madh, këtë e tregon kjo kthesë epokale. /DW

 

Tags: GjermaniakinaMerkelrusia

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
E dashura e Putinit, shtatzënë për herë të tretë

E dashura e Putinit, shtatzënë për herë të tretë

I dr*guar dhe me shpejtësi të frikshme/Foshnja lë spitalin, çifti del nga trajtimi intensiv

I dr*guar dhe me shpejtësi të frikshme/Foshnja lë spitalin, çifti del nga trajtimi intensiv

Aksidenti te vijat e bardha, Gledis Nano “ngre në këmbë” policinë rrugore (VIDEO)

Aksidenti te vijat e bardha, Gledis Nano "ngre në këmbë" policinë rrugore (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com