Prej ditësh, ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, kanë apeluar ndaj qytetarëve që tu bashkohen në protestë. E gjithë zona përpara Kuvendit është e rrethuar nga hekura dhe policë. Për të shmangur hyrjen e qytetarëve në Parlament, do të përdoren fillimisht uji dhe më pas gazi lotsjellës.
Deputetët e PS-së, ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit një orë para nisjes së seancës, të shoqëruar nga masa të shumta sigurie. Ky ka qenë urdhëri i dhënë prej ditës së djeshme nga ana e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet.