Zani Çaushi do të dalë sot para Gjykatës së Korçës, për të kërkuar lirimin me kusht.
Ish-kreu i Bandës së Vlorës është dërguar në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Mësohet se i gjithë trafiku pranë Gjykatës është bllokuar dhe numri i efektivëve që e shoqërojnë është shtuar.
Çaushi, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm, po vuan dënimin në Burgun e Drenovës.
Ai paraqiti kërkesën e tij pak ditë më parë për të fituar lirinë me kusht, me pretendimin se tashmë është rehabilituar dhe do të nisë një jetë normale.
“Jam rehabilituar, kam fëmijë të mitur dhe do të punësohem nëse më lirojnë”, ka thënë ish i forti i Çoles.
Pritet që Prokuroria e Korçës të kundërshtojë kërkesën për lirimin e osh-kreut të bandës së Vlorës. Sipas organit të akuzës, Çaushi nuk plotëson kriteret ligjore për ta përfituar, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale.