E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Blenë databazën e pagave/Dhoma e Përmbaruesve: Ata janë mashtrues

Dhoma e Përmbaruesve ka reaguar në lidhje me çështjen e bujshme, atë të rrjedhjes së informacionit të pagave. Endri Ikonomi dhe Klodian Sota, të arrestuar për blerjen e databazës me pagat, sipas Dhomës së Përmbaruesve nuk janë përmbarues por mashtrues. Sipas deklaratës së Dhomës së Përmbaruesve, Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e mashtrimit”.

Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota, Endri Ikonomi janë 4 personat e arrestuar si përgjegjës për nxjerrjen e të dhënave të pagave, por dhe më pas të targave, për mijëra shtetas shqiptarë.

Pas afro 2 javësh hetimesh intensive është zbuluar se Eni Qirjako, punonjës specialist IT në AKSH përgjegjëse për të dhënat e sektorit të Tatimeve, i ka kaluar pas kërkesës së tij, kolegut të saj Andi Agaraj të gjitha të dhënat e pagave për të cilat ajo kishte akses në server. Më pas, Agaraj ia ka shitur të dhënat për 20 mijë lekë Klodian Sotës ndërsa ky i fundit i ka shitur këtë material Endri Ikonomit për 30 mijë lekë.

Deklarata e plotë

NUK JANË PËRMBARUES, JANË MASHTRUES

Informojmë dhe sqarojmë mediat bashkë me opinionin publik se dy personat që blenë dhe përdorën të dhënat e shqiptarëve, përkatësisht Endri Ikonomi dhe Klodian Sota nuk janë përmbarues dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë. Kryeprokurorja e Tiranës sot u shpreh se “këta dy persona punojnë në fushën e përmbarimit”, por në fakt të dy punojnë në fushën e MASHTRIMIT: I pari ka krijuar “PRO 3VT” sh.p.k. – Institucion financiar mikrokredie; I dyti “SMART COLLECTION” sh.p.k. – Kompani “Mbledhje detyrimesh/kredish të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të trete…”.

Të dyja kompanitë në mashtrim të ligjit dhe qytetarëve, pa asnjë lloj licence për këto aktivitete, janë regjistruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe lejuar nga Banka e Shqipërisë. Akuzojmë publikisht titullarët e këtyre dy institucioneve për lejimin e tyre, ashtu si të dhjetëra të tjerave që ne i kemi denoncuar disa herë si “Baraka Financiare”, të cilat mbledhin borxhe nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit.

Kemi denoncuar pa reshtur fenomenin e bërjes së “përmbarimit” me telefonata dhe shkresa mashtruese, që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor shtetëror apo privat, por vetëm me këta blerës të paskrupullt të borxheve të qytetarëve dhe databazave shtetërore. Shteti me gjithë organe ligjzbatuese prej vitesh ka heshtur!

Ashtu si janë blerë borxhet e shqiptarëve për dy lekë, po për aq pak sot pamë se janë blerë edhe instrumentet për t’i shantazhuar ata, adresat, numrat e telefonit, të dhënat e gjendjes civile, mjeteve motorike etj. Dhoma e Përmbaruesve i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit të mos “flejë” mbi çështjet e denoncuara prej dy vitesh nga Ministria e Drejtësisë dhe prej disa muajsh nga përmbaruesit. Databazat e shtetit shqiptar janë blerë për të mashtruar dhe shantazhuar publikun dhe ky duhet të ishte hetim i përfunduar prej kohësh…

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...