E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Berisha kërcënon me “pushtim” të godinës, Basha niset me urgjencë drejt zyrës

Pak orë para protestës së Berishës në selinë e PD-së, kryedemokrati Basha është parë teksa i është drejtuar zyrës së tij. Kreu i PD-së Lulzim Basha e ka nisur punën herët këtë të shtunë, ndërkohë që një ditë më parë paralajmëroi se do të ishte në zyrën e tij kur të mbahej protesta.

Dje, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha dështuan sërish për t’u futur në selinë e PD-së. Në një konferencë për mediat, ish-kryeministri deklaroi se dyert e selisë do të hapen dhe do tu kthehet demokratëve. Berisha tha se blindimet nuk mund të pengojnë dot vullnetin e demokratëve, teksa shtoi se çdo blind do të ngarkohet me kamion dhe do të niset tek shtëpia e kreut demokrat Lulzim Basha.

Ish-kryeministri paralajmëroi se personat që ndodhen në seli, të mos bëjnë mercenarin ose sipas tij do të përballen me pasoja shumë të rënda. “Nuk ka diskutim që dyert do të hapen në mënyrën më të vendosur, që selia do t’u rikthehet demokratëve.

Selia nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë, si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Edi Rama me pengun e tij Lul Brava. Çdo blind do të ngarkohet me një kamion, dhe do t’ja dërgojmë Bashës tek shtëpia tij dhe ti përdori për çfarë të dojë.

Se ku do të jetë peng Basha më 8 janar, është punë e tij. Një gjë është e sigurt, ne nuk futemi në ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri, përveçse paralajmëroj mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa.

Lexo edhe :   PD po shkon drejt ndarjes?

Kemi informacione dhe i ftoj ata t’i nxjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre mos të bëjnë mercenarin, sepse do të përballen me pasoja shumë të rënda”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...