Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Biznesmenit shqiptar i vjedhin online 89.550 euro, s’do ta besoni si vepronte grabitësi

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Biznesmenit shqiptar i vjedhin online 89.550 euro, s’do ta besoni si vepronte grabitësi

Një biznesmeni shqiptar i kanë vjedhur 89550 euro nëpërmjet manipulimit të të dhënave në blerjet e tij online.

Policia ka identifikuar autorin e krimit, duke bllokuar edhe llogarinë ku mbaheshin paratë e vjedhura. Pas rreth një muaj hetimesh, Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka zbardhur skemën e mashtrimit.

Autori është një shtetas i huaj, që nuk jeton në Shqipëri. Policia, në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila ishte transferuar në një llogari jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shtetasi i huaj ka hapur llogari bankare jashtë territorit të Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës, nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik.

Njoftimi

POLICIA E SHTETIT

Kryente blerje online, i ndërhynë në e-mail duke i ndryshuar faturën dhe i përvetësojnë 89550 euro, biznesmeni bën kallëzim në Policinë e Shtetit.

Pas rreth një muaj hetimesh, Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit zbardh skemën e mashtrimit dhe identifikon autorin.

Njëkohësisht zbulon dhe bllokon edhe llogarinë me shumën 89550 euro, të cilat autori i kishte depozituar pasi i kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në qershor 2020 ka marrë kallëzim nga një shtetas shqiptar (biznesmen), pasi persona të paidentifikuar, nëpërmjet një skeme mashtruese, bazuar në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kishin krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin për të mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.

Kallëzuesit në fjalë, në bazë të kësaj skeme, duke i ndërhyrë në e-mail dhe duke i marrë të dhënat, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 89550 euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi mori kallëzimin, menjëherë bëri referimin e materialeve në Prokurori, për veprën penale “Mashtrimi Kompjuterik” dhe vijoi intensivisht punën hetimore.

Në vazhdimësi të punës së shpejtë hetimore dhe procedurale u bë e mundur zbardhja e skemës së mashtrimit, identifikimi i autorit, i cili është një shtetas i huaj që nuk jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe zbulimi dhe bllokimi i llogarisë së tij.

Policia, në bashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, bëri të mundur bllokimin e shumës 89550 euro, e cila ishte transferuar në një llogari jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas i huaj ka hapur llogari bankare jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me të cilën përfitonte fonde nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet skemave të mashtrimit kibernetik.

Aktualisht po vazhdojnë hetimet procedurale për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale përsa i përket këtij rasti, si dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë penale të çdo personi të implikuar në këtë vepër penale.

Theksojmë faktin se për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë komunikimeve që kanë në rrjetet sociale, postë elektronike etj, si dhe ndaj çdo veprimtarie online dhe për çdo dyshim që mund të kenë të adresohen pranë Policisë së Shtetit, duke iu garantuar një reagim të shpejtë e profesional në hetimin e këtyre rasteve nga Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike.

 

Tags: biznesmenigrabitësishqiperivjedhje online

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Mesazhi i ‘koduar’ i Metës pas mbledhjes së Këshillit Politik

‘Goditja e krimit të organizuar’, Meta dekreton një tjetër ligj

“Të përveshim mëngët, për të zgjidhur problemet”, Yuri Kim jep mesazhin e fortë nga Lezha

"Të përveshim mëngët, për të zgjidhur problemet", Yuri Kim jep mesazhin e fortë nga Lezha

“I sigurova se do të dekretoj menjëherë…”, Meta flet pas takimit “kokë më kokë” me ambasadorët

“I sigurova se do të dekretoj menjëherë...”, Meta flet pas takimit "kokë më kokë" me ambasadorët

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com