E mërkurë, 20 Janar, 2021
8 C
Tirana

“I sigurova se do të dekretoj menjëherë…”, Meta flet pas takimit “kokë më kokë” me ambasadorët

Pas takimit prej 60 minutash në Presidencë mes Metës dhe ambasadorëve të Bashkimit Europian, Kreu i Shtetit ka zbardhur detajet e kësaj pritje. Presidenti Meta i ka siguruar që do të dekretojë menjëherë marrëveshjen e 5 Qershorit që u votua dje në Kuvend. Meta zbulon se u ka thënë qartë ambasadorëve që nuk do të miratojë asnjë prekje dhe ndryshim të njëanshëm të Kushtetutës, që synon të asgjesojë shtetin e të drejtës dhe të ardhmen europiane të vendit.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë. I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirës. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

Dje Kuvendi i Shqipërisë u mblodh në seancë plenare, ndërsa tema më e nxehtë ishte marrëveshja e 5 qershorit, draft i cili u votua me 99 vota, pavarësisht rezervave që kishin për të deputetët e mazhorancës dhe opozitës.

Dje fokusin e mori deklarata e kryeministrit Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit u kujdes që të dërgonte mesazh të qartë tek ndërkombëtarët, të cilëve iu kërkoi që të qëndrojnë larg hapjes së listave. Rama u shpreh prerë, se për listat vendosin shqiptarët e jo të huajt.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...