Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

“Bizneset VIP shkelje më të mëdha”, Ibrahimaj bën një përmbledhje të kontrolleve

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Bizneset VIP shkelje më të mëdha”, Ibrahimaj bën një përmbledhje të kontrolleve

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka folur rreth të gjitha aksioneve që janë bërë në kuadër të procesit kundër informalitetit.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Ibrahimaj u shpreh se gjithsej janë kontrolluar 3440 subjekte, prej të cilëve 1487 kanë rezultuar me shkelje, ku një pjesë janë gjobitur ose janë bllokuar.

“3440 subjekte janë kontrolluar, 1487 me shkelje, një pjesë janë gjobitur dhe një pjesë janë bllokuar. Janë kryer rreth 50 mijë vizita në Shqipëri, me qëllim që t’i sensibilizonim se do fillojmë me planin. Aktualisht jemi shtrirë në gjithë bregdetin, në bar-biznese, hoteleri-turizmit.

Kemi konstatuar shkelje të ndryshme, regjistrim subjekti, faturë, sigurimi i punonjësve. Kemi konstatuar shkelje të të gjitha llojeve. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për moslëshim të kuponit tatimor, ku subjektet janë bllokuar.

Qëllimi ynë ka qenë formalizimi për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve. Niveli i shkeljeve rezulton ende shumë i lartë, edhe në fazën e dytë.

Qëllimi kryesor është që ata biznese që paguajnë të gjitha taksat e detyrimet të punojnë në kushtet e një konkurrence të rregullt. Është shumë e padrejtë, që gjysma e bizneseve rezultojnë me shkelje. Kur nuk jepet kuponi, paratë shkojnë në xhepat e një biznesi”, tha Ibrahimaj.

Më tej, ajo u shpreh se plani operacional do vijojë me kontrollin e karburanteve dhe subjekteve të ndërtimit. Sipas saj, shkeljet më të mëdha janë konstatuar në bizneset VIP dhe të mëdhenjtë, që janë dhe qëllimi i këtij aksioni.

“Plani operacional nuk ndalon vetëm këtu. Ne po monitorojmë subjektet e ndërtimit, karburantet, ku kemi evidentuar një sërë shkeljesh, që po inspektohen. Synimi është që plani operacional të jetë i shpërndarë gjatë gjithë vitit. Duket sikur jemi vetëm te turizmi, por është vetëm sezoni që e bën të ndihet në këtë moment si një plan i drejtuar vetëm te ky sektor. Drejtoritë e Kontrollit në të gjitha drejtoritë rajonale janë përqendruar te kontrolli i karburanteve dhe kjo do vazhdojë deri në fund të vitit. Deri në mes të shtatorit do jetë i përqendruar te turizmi dhe më pas do vijojë aty ku ka më shumë informalitet. Karburantet dhe ndërtimi, disa janë biznese VIP-a, disa janë të mëdhenj, dhe aty janë humbjet më të mëdha”, tha ajo.

Nuk kapen peshqit e mëdhenj, por të vegjlit…

Në fakt, qëllimi është pikërisht “të mëdhenjtë” dhe më pas të shkojmë te të vegjlit. Janë penalizuar një numër i madh subjektesh të mëdhaja. Është qëllimi që biznesi i vogël të formalizohet dhe të gjithë të respektojnë ligjin e normat. Ne përqendrohemi te të mëdhenjtë.

Metodat e reja që do përdoren, çfarë do të thotë kjo?

Fiskalizimi është një proces shumë i madh. Ne kemi hartuar ligjin e ri, me qëllim që të arrijmë në një draft përfundimtar. Fiskalizimi synon që i gjithë sistemi të funksionojë me fatura elektronike, që do transmetohen në kohë reale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Projekti ka tre faza, e para nga biznesi drejtuar konsumatorit, e dyta implikon biznesin me biznesin, që nuk do komunikojnë më me fatura me letër, por me fatura elektronike, që do jetë një mjet që do përdoret dhe nga bankat.

Kjo do na lejojë që produkti të ndiqet nga prodhimi deri te konsumatori. Kjo do shmangë një pjesë të madhe të terrenit, pasi pjesa më e madhe e kontrolleve do të bëhet nga zyra. Fiskalizimi është një revolucion, sesi administrata dhe biznesi do të funksionojnë. E kemi parashikuar që faza e parë të nisë më 1 janar 2020, ndërsa faza e dytë vitin e ardhshëm. Faza e tretë është biznes me shtet.

Si po e pret biznesi dhe administrata këtë?

Administrata tatimore po trajnohet po mënyrën e re të kontrollit. Trajnimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Bizneset, ne kemi hapur një link të veçantë për fiskalizimit, ku ata mund të drejtojnë pyetje për informim.

Faturimi elektronik, kosto për biznesin?

Patjetër që do të ketë kosto. Koston do ta vlerësoj tregu dhe konsumatorët. Bizneset do duhet të blejnë softëer dhe një kasë, që ka kosto të ulët.

Gabimet njerëzore do i kapë ky sistem?

Patjetër që do i kapë. Një gjë të fundit lidhur me informalitetin, nga dje, Tatimet kanë lançuar aplikacionin “Stop informalitetit”, që do na ndihmojë ne për abuzimet.

Tags: aksioniDelina Ibrahimajinformalitettatimet

TË LIDHURA

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!
Aktualitet

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

13:46 | 07/11/2025
Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!
Aktualitet

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

13:41 | 07/11/2025
Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë
Aktualitet

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë

13:27 | 07/11/2025
Next Post
Aktori i humorit tregon versionin e tij për ngjarjen me turistët spanjollë (video)

Aktori i humorit tregon versionin e tij për ngjarjen me turistët spanjollë (video)

Dorëheqja e Conte, reagon Salvini: Nuk dua një Itali skllave

Dorëheqja e Conte, reagon Salvini: Nuk dua një Itali skllave

Mos e besoni po deshët/Po fotografonte veten, videoja e së resë bëhet virale (foto-video)

Mos e besoni po deshët/Po fotografonte veten, videoja e së resë bëhet virale (foto-video)







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!
Aktualitet

“83 mandate që morëm/ Rama për Paqen Fiskale: Do të falen të gjitha detyrimet tatimore mbi 10 vite!

by mirseda
13:46 | 07/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një videomesazh në rrjetet sociale sa i përket faljes së gjobave...

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Drejtësia foli!

13:41 | 07/11/2025
Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë

Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë

13:27 | 07/11/2025
Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

Grupi Parlamentar PD kërkon përjashtimin e Ballës nga Kuvendi: Përdori gjuhë fyese dhe kërcënuese

12:34 | 07/11/2025
Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

Bëri deklarata fyese ndaj ambasadorit të BE, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi

12:28 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com