Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

4 javë ago
in Politikë
Balluku në Athinë: Shqipëria synon të bëhet eksportuese neto e energjisë deri në vitin 2030

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në takimin e 6-të të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), që po zhvillohet në Athinë.

Në një prononcim për mediat Balluku tha se, “takimi i 6-të i Partneritetit për Bashkëpunimin Transatlantik në Energji shënon fillimin e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe veçanërisht vendeve të Europës Qendrore dhe Jugore”.

Sipas saj, Sekretari i Energjisë, Chris Wright sot ka adresuar fjalën e tij me një vizion frymëzues i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë.

“Athina zyrtare ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme gjatë P-TEC 6 për hapjen e dyerve europiane ndaj gazit të lëngshëm amerikan, duke e kthyer rajonin në një pikë strategjike më rëndësi jetike për gjeopolitikën. Në fjalën e tij, Sekretari Wright nënvizoi faktin se teknologjitë e reja, sidomos inteligjenca artificiale e aplikuar në fushën e energjetikës do të sillte shumë shpejt rezultate të jashtëzakonshme dhe zgjidhje të qëndrueshme për sektorin e energjisë në Europë. Në fjalën e tij, kryeministri Mitsotakis i cili përshëndeti P-TEC 6 njoftoi se për herë të parë në vitin 2024 Greqia arriti të kthehet në një vend eksportues neto”, u shpreh Balluku.

Ajo tha se, “gjatë këtij takimi pata rastin të informoj kolegët europianë dhe aleatët tanë strategjik, gjatë sesionit Ministerial, se Shqipëria synon brenda vitit 2030 të kthehet nga një vend importues në një vend eksportues neto, si dhe të ndajë me ta planet e rëndësishme të interkonjeksionit, ku përfshihet jo vetëm korridori VIII energjetik, por edhe korridori i quajtur Lindje-Perëndim që shtrihet mes Rumanisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë”.

Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit nënujorë nga brigjet e Shqipërisë drejt Italisë, bëri të ditur Balluku, është konsideruar nga të pranishmit si një investim i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Europës Juglindore”.

“Angazhimi konkret i Departamentit Amerikan të Energjisë në sektorin energjetik europian është shpresëdhënës dhe garantues i qëndrueshmërisë dhe mbi të gjitha i pavarësisë energjetike”, tha ajo, teksa nënvizoi se, “një tjetër prezencë e rëndësishme këtu në P-TEC 6 në Athinë ishte Sekretari Amerikan i Punëve të Brendshme, Doug Burgum me të cilin pata kënaqësinë të prezantohem. Prezenca e tij tregon qartazi rolin e rëndësishëm që energjia luan në sigurinë botërore”.

TË LIDHURA

Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”
Politikë

Këlliçi: “Të rinjtë janë forca e ndryshimit, bashkohuni Foltores.”

18:46 | 05/12/2025
Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj
Politikë

Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj

17:25 | 05/12/2025
SPAK: Seancat shtyhen nga mbrojtja; aktet i janë dorëzuar Veliajt
Politikë

SPAK: Seancat shtyhen nga mbrojtja; aktet i janë dorëzuar Veliajt

16:32 | 05/12/2025
Next Post
Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

Ervin Salianji prek me fjalët për Grida Dumën: Pjesa më e rëndësishme e imja

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

Materialet zgjedhore mbërrijnë në Mat, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet

Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

by mirseda
21:53 | 05/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës. Sipas...

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

20:08 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com