Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Bizneset e mëdha: Një karantinë e dytë do kishte pasoja fatale për ekonominë

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bizneset e mëdha: Një karantinë e dytë do kishte pasoja fatale për ekonominë

Me rritjen e rasteve të infektimit nga koronavirusi, shumë shtete po shikojnë mundësinë e rikthimit të kufizimeve.

Në Shqipëri, nga dita e sotme të gjithë do të duhet të vënë maska, edhe në ambientet jashtë, si një masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Kryeministria Rama, pak ditë më parë, kur bëri publike këtë vendim, tha se “Ishte parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por ndërsa në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine të përgjithshme ajo që ne duhet me çdo kusht të përpiqemi dhe të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e përgjithshme e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonomitë e shumë familjeve dhe shtetin”.

Vetëm nga një mbyllje prej gati 3 muajsh, nga mesi i marsit deri në mes të majit, ekonomia shqiptare pati pasoja të rëna. Në tremujorin e dytë, rënia e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) ishte -10% me bazë vjetore. Humbjet në vlerë absolute vetëm në këtë tremujor ishin 500 milionë euro dhe duke përfshirë edhe marsin arritën në 570 milionë euro.

Ekonomia pritet të bjerë të paktën me -7.5% këtë vit, sipas FMN-së, -8.4% sipas Bankës Botërore dhe -9% sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke shënuar tkurrjen më të madhe nga kriza e piramidave në 1997-n.

Vetëm për 6 mujorin e parë të vitit, zyrtarisht rreht 50 mijë persona mbetën të papunë, pjesa më e madhe e tyre të rinj të moshës deri në 29 vjeç.

Disa prej përfaqësuesve të bizneset më të mëdha në vend, të intervistuar nga Monitor, kanë paralajmëruar se një mbyllje e dytë do të kishte pasoja mjaft të rënda, në mos fatale për ekonominë.

“Një karantinë e dytë, do ta dëmtonte shumë biznesin, konsumin dhe prodhimin dhe do të jetë fatale për ekonominë”, tha Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum.

Kompania më e madhe e prodhimit të çelikut në vend dh eksportuesi i dytë në vend u detyrua të ndërpriste për disa javë aktivitetin gjatë periudhës së karantinës, çka solli humbje të mëdha.

Edlira Muka, Drejtoreshë e Përgjithshme e grupit BALFIN, më i madhi i pakicës në vend pohon se në lidhje me ecurinë e bizneseve, nëse do të kishte një mbyllje tjetër të ngjashme me atë të pranverës, mund të themi që situata do të bëhej mjaft e zymtë.

“Shumë biznese, dhe jo vetëm në rajonin tonë, do ta kishin të vështirë të përballonin një përsëritje të mbylljes. Kjo do të vinte edhe vetë shtetet në vështirësi të mëdha, pasi do të rritej papunësia dhe do të uleshin të ardhurat e shtetit nga taksat si pasojë e mbylljes së bizneseve. Edhe më e vështirë do të ishte rindezja e motorëve të ekonomisë, pas një mbylljeje të dytë. Jo të gjithë bizneset do t’ia dilnin të rihapeshin. Pra, nuk do të ishte e lehtë për askënd, por gjërat duhen gjykuar rast pas rasti dhe në varësi të situatës shëndetësore, duke shpresuar gjithnjë për më të mirën”, ka pohuar znj. Muka.

Pasojat do të ishin të medha edhe në sistemin financiar.

“Do të jetë mjaft e vështirë për të tejkaluar koston financiare të ndonjë mbylljeje të re, por mund të shohim hapa të ngjashëm të marra nga vendet e tjera me masa shtesë apo kufizime të reja. Është e vështirë të jesh indiferent nga trendi global. Karantina është mundësia e fundit për menaxhimin dhe duhet të shmanget derisa të provohen të gjithë zgjidhjet e tjera të mundshme”, thotë z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare, më të madhes në vend.

Zëvendespresidenti i Kastrati Group, z. Leonard Kastrati, kompanisë më të madhe në vend, sipas të ardhurave, është pak më optimist. Ai pohon se në kushtet normale, çdo ndërprerje e aktivitetit ndikon në ecurinë e biznesit në tërësi.

“Një ndërprerje e dytë, ndryshe nga ajo e para, ndonëse nuk do të kishte efektin ‘shock’, do të rriste pasiguritë dhe pasojat e saj do të vareshin nga kohëzgjatja. Çdo pasiguri dhe çdo shtyrje në kohë e planeve të rikuperimit, do të kishte pasoja negative për ekonominë. Projeksionet tona janë për një normalizim dhe mosmbyllje. Të gjitha të dhënat flasin për një ecuri normale dhe një përmirësim të shpejtë të të gjithë indikatorëve të biznesit, dhe më kryesorja, kompensim të kohës dhe energjive të humbura”, pohon ai. m/Monitor

Tags: bixneserkrize ekonomikepuna

TË LIDHURA

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

11:50 | 23/01/2026
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,
Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

11:04 | 23/01/2026
SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë
Aktualitet

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Next Post
Nga sot maskat të detyrueshme në çdo ambient/Kush nuk i bindet urdhrit, 30-50 mijë lekë gjobë

Nga sot maskat të detyrueshme në çdo ambient/Kush nuk i bindet urdhrit, 30-50 mijë lekë gjobë

Gripi spanjoll zgjati 2 vite dhe vrau 50 milionë njerëz/ Rama: Nga sot maska e detyrueshme

Gripi spanjoll zgjati 2 vite dhe vrau 50 milionë njerëz/ Rama: Nga sot maska e detyrueshme

Rekord të prekurish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, Gjermania shton masat për të shmangur një valë të dytë

Rekord të prekurish me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, Gjermania shton masat për të shmangur një valë të dytë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

by mirseda
11:50 | 23/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të...

Dyshohet se kishin planifikuar një grusht shteti, nis gjyqi kundër “separatistëve” në Gjermani

Dyshohet se kishin planifikuar një grusht shteti, nis gjyqi kundër “separatistëve” në Gjermani

11:41 | 23/01/2026
Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë të padeklaruara,

11:04 | 23/01/2026
SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

11:01 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com