Bionde me sy bojëqielli, zbulohet fotoja e të dashurës që nxori në pritë Hekuran Billën

Për vrasjen e bujshme të Hekuran Billës, aktualisht janë arrestuar dajë e nip, Sebastian Mali dhe Viktor Marku, ky i fundit vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Billa në vitin 2006 në Londër.

E ndërsa sot është prangosur Adjola Lakra, si e përfshirë në atentatin e Hekuran Billës disa ditë më parë, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.

Në vrasjen e Hekuran Billës është përdorur si karrem e dashura e tij, Adjola Lakra, me të cilin kishte një lidhje 2-vjeçare.

Ajo u vu në pranga mesditën e sotme, ndërkohë që do të merret në pyetje. Që ditën e ngjarjes, vajza është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime rreth lidhjes së tyre, ku ka pranuar afrimitetin që ka pasur me viktimën Billa.

Por lënia e saj e lirë, ka bërë që policia ta mbajë në mbikëqyrje duke kryer përgjimin e saj. Vetëm pas 15 ditë ndjekje dhe verifikimin e kësaj shtetase, policia dhe Prokuroria e Tiranës janë bindur se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, ka bashkëpunuar me Viktor Markun dhe Sabastian Malin, për të ekzekutuar Billën.

Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë veprimet e 26-vjeçares, por dyshohet se ajo ka dhënë informacion tek Sebastian Mali dhe Viktor Marku, për vendodhjen e Hekuran Billës. Kaq ka mjaftuar që policia dhe Prokuroria të urdhërojnë arrestimin e Adjola Lakra, e cila pritet që në ditët në vijim të dalë para Gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

26-vjeçarja akuzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, përballë autorëve, duke i dhënë atyre të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij. Billa u vra me 11 plumba në zonën e Komunës së së Parisit, teksa po lëvizte me automjetin e tij BMW X6.

Lexo edhe :   Policia / 9 arrestime në 24 orët e fundit, 4 prej tyre ngisnin makinën të dehur