Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Bild” fshiu artikullin, shpërthen Nishani

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nishani nxjerr vrer ndaj Ramës: Kryeministër pa diplomë universiteti

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar shkrimin në gazetën “Bild” i cili më pas është fshirë, si një thriller nga ana e qeverisë kundër opozitës. Artikulli në fjalë fliste për lobimin rus të PD-së, ku ishin harxhuar 675 mijë euro për lobim anti-BE. Një ditë pasi gazeta “Bild” i kushtoi një artikull lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, në të cilin akuzohej kryedemokrati Basha se kishte marrë para nga rusët për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, ky shkim është fshirë në faqen e medias gjermane.

Në artikull, media gjermane zbërtheu të gjitha lëvizjet e Bashës, teksa theksonte se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për sa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama. E ndërsa Nishani, që në krye të statusit të tij shkruan se i njohin banditët.

“Nëse ka një dosje reale të mashtrimit me lobim, është ajo ku ka të dënuar me burg nga drejtësia amerikane e ku është i përfshirë rilindsi shqiptar.

Ajo nuk zhbëhet dot me triller sajuar bodrumeve të çmendinës kryeministrore”, shkruan Nishani.

Statusi

E megjithatë ne i njohim banditët !

Që nga viti i parë i riardhjes në pushtet të majtët me emrin “rilinds”, e deri më sot në vitin e shtatë të qeverisjes së tyre kanë treguar çdo ditë se ; janë profanë në shtetndërtim, makutër në korrupsion, barbar në njerzillëk, mashtrues në gen, tradhëtar në origjinë.
Një aftësi e kanë demonstruar.
Master në inkriminim !
Inkriminimi si virtyt i rilindsve nuk përfaqësohet vetëm tek bashkëjetesa e tyre me krimin e organizuar dhe atë ordiner por shumë më gjerë se kaq.
Inkriminimi i tyre përbën një hapësirë të madhe ku shtrihet filozofia e kapjes ose asgjesimit !
A nuk është sot i gjithë shteti i kapur nga pushtetit i një pakice të konfirmuar edhe zyrtarisht ?
Parlamenti i asgjesuar, qeveria e helmuar, drejtësia e paralizuar, media e transformuar, ekonomia e falimentuar, shoqëria e zbuar, kombi i tradhëtuar, përbëjnë sot produktin e filozofisë së kapjes ose asgjesimit prej modelit të politikës së inkriminuar.
Në këtë çmontim që koha i bëri kësaj krijese monstër, diskretitimi është i plotë dhe rilindsit nuk kanë më kauzë, madje as maskë.
Si posedues me shumicë të parave të pista ju duhet ti shpenzojnë ato pasi ditë të këqija do vijnë për to.
Pas betonit, propaganda është lavatriçja më e nevojshme për ndryrjen e atyre parave.
Por edhe propaganda ka humbur shumë terren, sepse rilindsin nuk kanë asnjë punë, asnjë rrugë, asnjë spital, asnjë shkollë, asnjë fabrikë, asnjë buzëqeshje shqiptari, të na tregojnë.
Të kapur fort pas bishtit të anijes që fundoset vetëm tentojnë relativizimin e inkriminit të tyre me përpjekje konspirative të paralelizmit me opozitën, e cila duket gjithmonë e më pranë pushtetit.
Nuk u ka mbetur më asgjë me çfarë të paraqiten përpara shqiptarëve veçse shpresojnë të sajojnë thika ndaj imazhit të opozitës.
Depërtimi qesharak për të trafikuar një thriller rilinds kundër opozitës në gazetën Bild, tregon edhe njëherë se sovjetët shqiptarë kanë mbetur shumë prapa në teknikat orientale të financuesve të tyre.
Nëse ka një dosje reale të mashtrimit me lobim është ajo ku ka të dënuar me burg nga drejtësia amerikane e ku është i përfshirë rilindsi shqiptar.
Ajo nuk zhbëhet dot me triller sajuar bodrumeve të çmendinës kryeministrore.
Çdo përpëlitje mjerane e filozofisë së kapjes ose asgjesimit, as e fshin dot e as e mjegullon të vërtetën e madhe, sepse ajo është aq e helmatisur sa kutërbon në çdo cep.
Nuk ka më forcë helmuese asnjë përpjekje anti-imazh ndaj opozitës që të harrojmë se kush dhe çfar na bëri rilindsi.
Ne sot i njohim fare mirë kriminelët që blenë dhe grabitën votat e shqiptarëve që rilindsi të pushtonte qeverinë !
Ne sot i njohim fare mirë vrasësit dhe trafikantët që rilindsi i bëri parlamentarë-pushtetarë, që shqiptarëve tu vidhet gjithshka !
Ne sot i njohim fare mirë oligarkët e korruptuar me të cilët ndahen paratë e vjedhura shqiptarëve !
Ne sot i njohim fare mirë burgaxhinjtë ordinerë që rilindsi ju dha bashkitë e vendit !
Ne sot e kemi fare të qartë skenarin e tradhëtisë, për të cilin rilindsi u injektua në shtet !
Ne sot e kemi provuar fort në lëkurë se si shqiptarët varfërohen e torturohen nëpër zyrat e shtetit të tyre që ndryshket nga injorantët përditë.
Ndaj çdo përpjekje mjerane për relativizim të paudhësive dhe inkriminimit është veçse sharlatanizëm.
Ne tashmë i njohim mirë se kush janë e ku janë, banditët !

Tags: artikulliBildbujar nishani

TË LIDHURA

Izraeliti tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro me vete, e ndalojnë në Rinas
Aktualitet

Izraeliti tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro me vete, e ndalojnë në Rinas

15:22 | 07/06/2025
Gjendet një person i vdekur në Tiranë, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet një person i vdekur në Tiranë, dyshimet e para

14:58 | 07/06/2025
Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi

14:33 | 07/06/2025
Next Post
Sherr tek Fakulteti i Gjuhëve të huaja, 2 të plagosur

Sherr tek Fakulteti i Gjuhëve të huaja, 2 të plagosur

75 anëtarët e bandës më të rrezikshme “avullojnë” nga qelitë pa asnjë gjurmë

75 anëtarët e bandës më të rrezikshme “avullojnë” nga qelitë pa asnjë gjurmë

Dështimi i protestës për karburantin/ Paloka: Ku jeni o popull?!

'Dënim krimit elektoral’, Paloka: Pas reformës, zgjedhjet e parakohshme

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Izraeliti tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro me vete, e ndalojnë në Rinas
Aktualitet

Izraeliti tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro me vete, e ndalojnë në Rinas

by mirseda
15:22 | 07/06/2025
0

Një shtetas izraelit ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara. Ndalimi i...

Silvinjo lë jashtë mesfushorin e Serisë A ndaj Serbisë

Silvinjo lë jashtë mesfushorin e Serisë A ndaj Serbisë

15:18 | 07/06/2025
Gjendet një person i vdekur në Tiranë, dyshimet e para

Gjendet një person i vdekur në Tiranë, dyshimet e para

14:58 | 07/06/2025
Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi

Rruga e Kombit bllokohet nga tifozët kosovarë drejt Shqipëri-Serbi

14:33 | 07/06/2025
Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”

Shpëtohet 13-vjeçarja nga mbytja në “Plazhin e Vjetër”

14:31 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com