Situata në Serbi duket të ketë precipituar me ritme të shpejta, teksa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1,171.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja infektimi me COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga Ministria serbe e Shëndetësisë, e cila theksoi se në 24 orët e fundit janë bërë 637 teste.
Deri më tani në Serbi janë regjistruar 31 viktima nga koronavirusi.
Numri i të prekurve me koronavirus po rritet ditë pas dite edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 18 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin total në 277.
Në Shërbimin Infektiv janë 81 të shtruar, 8 në terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar. Gjithsej janë shëruar 76 persona në vend, ndërsa janë shënuar 16 viktima.
Viktima e fundit ishte një 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë sot në Spitalin Infektiv. Ai kishte 3 ditë i intubuar, si dhe vuante nga hipertensioni.