Vijon të zgjerohet harta e qarqeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Zyra Qendrore e Operacioneve për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka përditësuar bilancin e dëmeve në zonat e prekura. Ajo që vihet re është se në listën e qarqeve më të dëmtuara nga tërmeti janë shtuar edhe Dibra, Kukësi, Fieri, Elbasani dhe Berati.
Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, deklaroi se deri më tani në total janë regjistruar 1183 shtëpi të shembura, 5497 të dëmtuara rëndë dhe 3520 shtëpi të dëmtuara lehtë.
Pallatet: 558 janë të dëmtuara rëndë dhe 335 të dëmtuara lehtë.
Bizneset: vetëm në Tiranë janë identifikuar 146
Infrastruktura publike: 28 shkolla të dëmtuara, 2 qendra shëndetësore dhe 15 kabina elektrike.
Të dhënat e mbledhura nga Ministria e Brendshme:
QARQET E PREKURA NGA TËRMETI
Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.
DËMET NË BANESA
Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:
Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)
Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)
Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)
Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)
Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)
Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).
Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)
Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)
Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)
Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:
Të evakuuar:……………………3224
Hotele:……………………………1961
Çadra:…………………………….964
Qendra sociale:………………..867
Familje:………………………….2525
30 inxhinierë nga Kosova në Shqipëri
Voda tha se vijon me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.
“Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159”.
17 objekte të shembura
Situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:
Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:
-Durrës – 9 objekte
-Thumanë – 8 objekte
Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:
-Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës
-Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës
-Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)
-Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”
-Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuuqe)
Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
- Në objektitn afër Kompleksit “Tropikal
- Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
- Në kompleksin “Miramare”
- Në hotel “Vila Verde”
- Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;
- Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës
- Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës
Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.