Nga tërmeti i fortë që trondi sot Turqinë humbi jetën 1 person, e 9 të tjerë mbetën të lënduar.
Tërmeti me magnitudë 5.7 rihter goditi krahinën lindore të Bingolit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tha se në orën 5:25 tërmeti goditi qytetin Karliova.
Sipas ministrit turk të Mbrojtjes, Murat Kurum, 550 tenda janë dërguar në rajon, së bashku me ekipet e ndihmës urgjente dhe një helikopter të ambulancës.