E premte, 3 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Bien në pranga 6 persona, njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim

Më të lexuarat

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar, zbardhet identiteti i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre. Burime për...

Hungaria s’e përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë...

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Qyteti bredetar i Durrësit është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Burimet paraprake, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se të shtënat me armë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Betimi i Fatmir Haklajt për të ekzekutuar Azem Hajdarin, reagon Zylfie Haklaj

Zylfie Haklaj ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në media për zbulimin e një dokumenti të SHIK. Sipas këtij dokumenti, vëllai i saj Fatmir...

Policia bën me dije e ditën e sotme janë arrestuar gjashtë persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë në pranga kanë rënë shtetasit:

  1. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
  2. A., 25 vjeç, pasi në bashkëpunim me një minoren kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B.
  3. T., 35 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë.
  4. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.
  5. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Lexo edhe :   Vidhte në banesat e dëmtuara nga tërmeti, bie në pranga 35-vjeçari nga Durrësi
Lexo edhe :   Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetëflijimi/Vajza kishte 15 muaj e vd*kur, trupi ishte mumifikuar prej vajit të ullirit e uthullës

Ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçares Anisa Josifi, ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë....

Pandemia/ Ministria del me njoftim zyrtar: 3 viktima dhe 90 të infektuar

Kurba e të infektuarve është në rritje, po kështu edhe i personave që kanë ndërruar jetë. Tre pacientë nuk ia kanë dalë dot mbanë...

Rekord të infektuarish brenda 24 orëve në vend

Sërish një numër rekord të infektuarish në vendin tonë, si pasojë e COVID-19. Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, u bë me...

Kombinat/ Kunati i Zhaneta Josifit: Për vajzën më thanë që s’e ka mbushur afatin për të dalë

Lidhur me vetëflijimin e një familje në Kombinat, kunati i viktimës ka përcjellë të dhëna shokuese. Kunati i Zhaneta Josifit, 56-vjeç, e cila u...

U vetëflijuan se besonin te ringjallja, zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë

Tashmë është zbardhur shkaku i vdekjes së Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë në Kombinat. Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, shkaku...